Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë: Ikin investitorët, 220 punëtor në rrugë

Tetovë: Ikin investitorët, 220 punëtor në rrugë

28 maj-Jozyrtarisht, vendimi për mbylljen është bërë për shkak të borxheve që ishin krijuar dhe thelluar, edhe pasi që investitori norvegjeze kishte riaktivizuar kontingjentet e prodhimit.

Një kompani norvegjeze është tërhequr nga ndërmarrja “Teteks Jarn” në Tetovë dhe vendosjen mbylljen e fabrikës.

Me këtë vendim të këtij investitori që për disa vite kishte aktivizuar fabrikën e tekstilit në Tetovë, rreth 220 punëtorë kanë mbetur në rrugë, pa rroga të paguara për gjashtë muaj dhe pa kontributet e tjera të paguara.

Jozyrtarisht, vendimi për mbylljen është bërë për shkak të borxheve që ishin krijuar dhe thelluar, edhe pasi që investitori norvegjeze kishte riaktivizuar kontingjentet e prodhimit.

Përmbaruesit gjyqësor këtyre ditëve kishin nisur të paguanin borxhet e pashlyera të kompanisë dhe se ishin tërhequr disa makineri, që ishin vënë si hipoteka bankare. “Teteks Jarn” u riaktivizua dhe u themelua në vitin 2007 si një ndërmarrje e përzier me kapital dominues norvegjez

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *