Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Adresa ime është Arbër Xhaferi

Thaçi: Adresa ime është Arbër Xhaferi

24 maj-“Pse zoti Ahmeti nuk përgjigjet për atë që fëmijët shqiptarë tani duhet të mësojnë maqedonisht nga klasa e parë, që nuk ishte kështu kur unë isha nxënës. Edhe evidencën pedagogjike mësuesit duhet ta mbajnë në maqedonisht. Pse gjuha shqipe nuk është zyrtarizuar”, tha Thaçi, duke shtuar se Ahmeti bashkë me Gruevskin po e varfërojnë popullin.

Partia Demokratike Shqiptare të hënën tubim zgjedhor mbajti në Tetovë. Fillimin e fjalimit të tij në tubimin që u mbajt në lagjen ku jeton, lideri i PDSH-së Menduh Thaçi ia kushtoi kryetarit të parë të PDSH-së, Arbër Xhaferit.

“Përveç që vij nga kjo pjesë e qytetit unë kam edhe adresë tjetër, adresë politike, e ajo është Arbër Xheferi. Të tjerët nuk kanë adresë të veten”, ka thënë Thaçi

Nga ana tjetër, ai ka akuzuar liderin e BDI-së Ali Ahmetin se çdo ditë po i ndryshon deklaratat e veta dhe se nuk po përgjigjet për çështje të rëndësishme për shqiptarët

“Pse zoti Ahmeti nuk përgjigjet për atë që fëmijët shqiptarë tani duhet të mësojnë maqedonisht nga klasa e parë, që nuk ishte kështu kur unë isha nxënës. Edhe evidencën pedagogjike mësuesit duhet ta mbajnë në maqedonisht. Pse gjuha shqipe nuk është zyrtarizuar”, tha Thaçi, duke shtuar se Ahmeti bashkë me Gruevskin po e varfërojnë popullin.

“PDSH është e fuqishme sepse nuk varet nga askush, as nga Gruevski, as nga Cërvenkovski dhe ne nuk kemi shef mbi ne. Këtë e dëshmon ky popull i cili do të flasë në ditën e zgjedhjeve dhe do të votojë kundër politikës së deritanishme”, tha Thaçi.

Sipas tiji tërë aparati shtetëror në Maqedoni bashkërisht vepron ta pengojë PDSH-në dhe legjitimimin e platformës së saj si Marrëveshje e re në shtet.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *