Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi takoi ambasadorin e BE-së në Maqedoni, Sorensen

Thaçi takoi ambasadorin e BE-së në Maqedoni, Sorensen

3 maj-Temë qendrore e dy bashkëbiseduesve ishin zgjedhjet e parakohshme, zhvillimi fer dhe demokratik i procesit zgjedhor si dhe situata aktuale politike në vend.

Senat Zylbehari

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z. Menduh Thaçi sot realizoi një takim miqësor me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, z. Piter Sorensen.

Takimi u zhvillua në një nga restorantet në qendër të qytetit të Tetovës.

Temë qendrore e dy bashkëbiseduesve ishin zgjedhjet e parakohshme, zhvillimi fer dhe demokratik i procesit zgjedhor si dhe situata aktuale politike në vend.

Kryetari i PDSH-së siguroi ambasadorin për korrektësi nga ana e PDSH-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ambasadori Sorensen në këtë takim miqësorë përshëndeti angazhimin e Kryetarit të PDSH-së që fushata parazgjedhore si dhe dita e votimit të kalojnë në një atmosferë të qetë dhe demokratike.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *