Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi:Rinia jonë është në azil

Thaçi:Rinia jonë është në azil

25 maj-“Ai deklaroi se ka punësuar 3 mijë policë, ndërsa në mbarë Maqedoninë ka gjithsej 3 mijë e 700 policë. Tha se ka punësuar 2 mijë oficerë dhe nënoficerë, ndërsa në Armatën e Maqedonisë gjithsej ka 1 mijë e 760 të punësuar. Tha se ka hapur Qendër klinike në Tetovë dhe Universitetin Shtetëror të Tetovës, por as kjo nuk është e vërtetë”, tha Thaçi. Ai ju bëri thirrje qytetarëve, siç tha, ta ndëshkojnë politikën e dëmshme të Ali Ahmetit.

Partia Demokratike Shqiptare të martën realizoi takime me banorët e disa vendbanimeve në Strugë. Lideri i partisë Menduh Thaçi i vizitoi Radollishtën, Dellogozhdën, Veleshtën, Labunishtën dhe Koropishten, ndërsa tubimi qendror u mbajt në Livadhi.
Më këtë rast Thaçi e akuzoi liderin e BDI-së Ali Ahmetin se gjithçka që ka përmendur si sukses të partisë së tij ka qenë gënjeshtër e pastër.
“Ai deklaroi se ka punësuar 3 mijë policë, ndërsa në mbarë Maqedoninë ka gjithsej 3 mijë e 700 policë. Tha se ka punësuar 2 mijë oficerë dhe nënoficerë, ndërsa në Armatën e Maqedonisë gjithsej ka 1 mijë e 760 të punësuar. Tha se ka hapur Qendër klinike në Tetovë dhe Universitetin Shtetëror të Tetovës, por as kjo nuk është e vërtetë”, tha Thaçi. Ai ju bëri thirrje qytetarëve, siç tha, ta ndëshkojnë politikën e dëmshme të Ali Ahmetit.
“Ahmeti thotë se ka rini dhe se ka siguruar perspektivë dhe shumë vende pune! Rinia jonë është në azil, në Evropë dhe këtë e pranon e Bashkimi Evropian. Vizat sërish do të vendosen për shkak të romëve dhe Shqiptarëve nga Maqedonia”, tha Thaçi.
Para të pranishmëve foli edhe bartësi i listës së PDSH-së në njësinë e pestë zgjedhore Ziadin Sela.
“Asnjëherë këtu në shkollat tona dhe në mjediset tona shqiptare nuk është mësuar, e as nuk do të lejojmë të mësohet gjuha maqedonase nga klasa e parë. Prandaj kërkojmë mbështetjen nga ju që të fitojmë mandatin që të mos përballeni ju me vendime të këtilla të ngjashme. Nëse të njëjtit nuk i dënoni me votën tuaj, atëherë në njëfarë mënyre do t’i legjitimoni të gjitha ato vendime të deritanishme”, tha Sela.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *