Home / Lajme / Maqedoni / Tre shtetas të Maqedonisë humbin jetën në aksident në Kroaci

Tre shtetas të Maqedonisë humbin jetën në aksident në Kroaci

28 maj-Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 4:30 të mëngjesit, ndërsa jozyrtarisht bëhet e ditur se shoferi nga lodhja ka humbur drejtimin duke rënë nën rrugë.

Tre shtetas të Maqedonisë kanë vdekur në aksidentin e rëndë që ka ndodhur në autostradën Zagreb – Lipovac në afërsi të Nova Gradishkës në Kroaci.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 4:30 të mëngjesit, ndërsa jozyrtarisht bëhet e ditur se shoferi nga lodhja ka humbur drejtimin duke rënë nën rrugë.

Shtetasit e Maqedonisë po ktheheshin nga Sllovenia, ku ishin me punë të përkohshme. Sipas njoftimeve të policisë kroate, të vdekurit janë personat të moshave 31 vjeç, 36 dhe 48, ndërsa lëndime të rënda kanë pësuar shoferi 40 vjeçar dhe një 27 vjeçar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *