Home / Lajme / Maqedoni / Tresi:Osmani shkatërroi sistemin shëndetësor

Tresi:Osmani shkatërroi sistemin shëndetësor

27 maj-Sipas zëdhënësit të shtabit zgjedhor të kësaj partie, Luan Tresi në një situatë ku shëndetësia dhe sistemi shëndetësor në tërësi është shkatërruar dhe ku për çdo ditë shohim raste ku pacientët vdesin korridoreve të klinikave për shkak të mungesës elementare të përkujdesjes, ky Ministër merr të drejtën që të promovojë kinse të arriturat e tij dhe të partisë së tij në shëndetësi.

Partia Demokratike Shqiptare ka akuzuar tw premten Ministrinë e Shëndetësisë Bujar Osmani për përvetësim tw projekteve të filluara apo të realizuara gjatë qeverisjes së PDSH-së. Sipas zëdhënësit të shtabit zgjedhor të kësaj partie, Luan Tresi në një situatë ku shëndetësia dhe sistemi shëndetësor në tërësi është shkatërruar dhe ku për çdo ditë shohim raste ku pacientët vdesin korridoreve të klinikave për shkak të mungesës elementare të përkujdesjes, ky Ministër merr të drejtën që të promovojë kinse të arriturat e tij dhe të partisë së tij në shëndetësi.

“Në stilin veç më të njohur të përvetësimit të projekteve të filluara apo të realizuara në kohën e PDSH-së, siç ishte rasti me spitalin klinik të Tetovës i themeluar nga ana e PDSH-së apo investimi në aparaturë, gjithashtu projekt i filluar në kohën e PDSH-së, dhe në mungesë totale të projekteve që do ta përmirësonin sistemin shëndetësor në veçanti në rajonet e banuara me shqiptarë, dalin dhe flasin të pavërteta duke tentuar të manipulojnë opinionin shqiptar. Këtij Ministri i sugjerojmë që të del nga Shkupi dhe rrugës për në Tetovë që nuk zgjat më shumë se 20 minuta dhe të numërojë se sa vetura të ndihmës së shpejtë nga Tetova dhe Gostivari shkojnë për në klinikat e Shkupit, kur ta bëjë këtë ndoshta do ketë turp për gënjeshtrat që i thotë për çdo ditë për kinse investimet në shëndetësi në rajonet ku jetojnë shqiptarët. Që paturpësia të mos ngel me kaq, ky zotëri në stilin veç më të njohur të manipulimit me shifra dhe numra përmend tre mijë punësime të shqiptarëve në sektorin publik, kur realiteti flet se ky numër është disa qindra”, tha Tresi. Ai tha se ministri Osmani, duke mos bërë llogari përmend 50 mijë punësime për këto 3 vjet të realizuara nga ana e kësaj qeverie. “Qoftë e vërtetë, që në fakt është gënjeshtër se këta paskan bërë tre mijë punësime të shqiptarëve këtë numër le ta pjesëtojnë me 50.000 punësime që ai thotë se kjo qeveri ka punësuar për 3 vite dhe të shohim se sa do të ju del përqindja e shqiptarëve të punësuar. Projektet për investimet në shëndetësi filluan qysh në qeverisjen e PDSH-së, me afro 45 milion euro. Ne dhamë llogari për burimet e financimit dhe mënyrën e realizimit. Ju e anuluat dhe e adaptuat tërë procesin në interes personal dhe partiak, me të vetmin qëllim për të përfituar nga tenderët e realizuar”, theksoi Tresi.

“Ne kemi plotësisht mirëkuptim për gjendjen e rëndë në të cilën gjendeni ju si parti, por edhe ju duhet ti kuptoni shqiptarët përse nuk ju përfillin aspak, pasi 3 vjet që jeni në pushtet pa pushtet, gjithçka që keni bërë për shqiptarët është: nënçmim, përbuzje dhe diskriminim”, theksoi zëdhënësi i shtabit të PDSH-së, Luan Tresi. (U.H)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *