Home / Lajme / Maqedoni / Vazhdojn hetimet për “Screen media”

Vazhdojn hetimet për “Screen media”

12 maj-Në rastin e fundit të publikuar nga Televizioni ALB, i dyshuar për keqpërdorime financiare dhe ndarje joligjore të projekteve në mënyrë jot ë rregullt, dyshohet zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi, i cili i ka ndarë disa fushata informative kompanisë së billbordeve “Screen Media” ku dy nga tre pronarët e saj janë kushëri të afërt të zëvendëskryeministrit Ademi

Rasti “Screen Media” bashkë me rastet e tjera ku ekzistojnë dyshime për korrupsion përmes fushatave mediatike të Qeverisë do të presin përfundimin e procesit zgjedhor. Komisioni për parandalimin e korrupsionit, thotë punon në rastet që janë në procesuim e sipër, ndërsa më së shumti është koncentruar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 5 qershorit. “Punojmë në të gjitha rastet sipas dinamikës së planifikuar. Rastet e tjera gjithsesi se do ti shqyrtojmë kur t’ju vijë koha. Asgjë nuk lëmë anash. Për momentin jemi të koncentruar në procesin zgjedhor, andaj këto raste që kanë të bëjnë me fushatat mediatike të Qeverisë, gjithsesi që do të shqyrtohen pas përfundimit të procesit zgjedhor”, tha Voisllav Zafirofski, kryetar i Komisionit për Anti-korrupsion. Zëdhënësi i Qeverisë, Martin Martinovski, tha për Televizionin ALB se nuk është i njoftuar me rastin në fjalë. Ai, nuk kishte dëgjuar për kompaninë “Screen Media” dhe nuk mundi të përgjigjet se sa projekte të Qeverisë, gjegjësisht sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, ka fituar kjo kompani. “Nuk e di, nuk kam dëgjuar. Do të pyes dhe nëse ka diçka do t’ju informoj”, tha Martin Martinovski, zëdhënës i Qeverisë. Ndryshe, dje Organizata “Transparent International” kërkoi nga Antikorrupsioni që të hetojë rastin “Screen Media”, ndërsa kryetarja Sllagjana Taseva premtoi që hetime të pavarura do të fillojë edhe organizata që ajo drejton. Kohëve të fundit, përveç “Screen Media”, në opinion është folur shumë edhe për agjencinë “Genezis” që ka fituar disa fushata informative mediale nga ministra shqiptarë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim. Edhe VMRO-DPMNE është akuzuar nga media në vend për mallverzime financiare përmes agjencisë “Republika”, ndërsa ish presidenti Branko Cërvenkovski është akoma nën hetime për aferat “Shpresa” 1 dhe 2 ku dyshohet se ka angazhuar ekspert slloven për fushata propagandistike dhe informative. Fushatat reklamuese dhe informative të Qeverisë dhe funksionarëve shtetërorë, në vend dhe rajon janë vënë në qendër të hetimeve të shumë institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. Një aferë e tillë i dha fund karrierës politike të ish kryeministrit kroat, Ivo Sanader, i cili akuzohet se i ka ndarë 24 milionë euro kompanisë “Fimi Media”. Sanader përfundoi në burg nën akuzën për kriminalitet financiar me paratë e shtetit. Përderisa në vendet e rajonit këto raste pastrohen në kohë dhe mënyrë të rregullt, në Maqedoni asnjë nga rastet e lansuara nuk është zbardhur deri në fund dhe askush nuk është përgjigjur për aferat në fjalë. Në rastin e fundit të publikuar nga Televizioni ALB, i dyshuar për keqpërdorime financiare dhe ndarje joligjore të projekteve në mënyrë jot ë rregullt, dyshohet zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi, i cili i ka ndarë disa fushata informative kompanisë së billbordeve “Screen Media” ku dy nga tre pronarët e saj janë kushëri të afërt të zëvendëskryeministrit Ademi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *