Home / Lajme / Maqedoni / Vëzhguesit e parë të ODIHR ndjekin situatën në Maqedoni

Vëzhguesit e parë të ODIHR ndjekin situatën në Maqedoni

6 maj-ODIHR vlerëson se këto zgjedhje janë një test për pjekurinë demokratike në Maqedoni dhe bashkëpunimin midis të gjitha palëve të përfshira në këtë proces.

Në Maqedoni kanë mbërritur 12 vëzhguesit e parë afatgjatë për të ndjekur procesin e zgjedhjeve të parakohshme të 5 qershorit.

Ndërkohë, për të monitoruar ditën e votimit do të mbërrijnë edhe 300 vëzhgues të tjerë me mandate afatshkurtër. Xhulijan Pil Jejts nga ODIHR deklaroi se nesër do të mbërrijnë edhe 20 vëzhgues afatgjatë, të cilët do të shpërndahen në tërë vendin për të ndjekur fushatën zgjedhore dhe aktivitetet e partive politike.

“Roli ynë do të jetë për të vëzhguar, dhe jo për të udhëhequr me procesin zgjedhor. Kjo është në duart e autoriteteve maqedonase”, deklaroi Jejts.

Sipas tij, një nga prioritetet e ODIHR do të jetë edhe votimi i diasporës, por ky mision nuk do të jetë në gjendje për të dërguar vëzhgues në votimet jashtë vendit.

ODIHR vlerëson se këto zgjedhje janë një test për pjekurinë demokratike në Maqedoni dhe bashkëpunimin midis të gjitha palëve të përfshira në këtë proces.

“Nga përvoja jonë që e kemi në këtë vend, mund të them se kemi shumë besim në ate që të gjithë ju bashkërisht mund të bëni, edhe ate më shumë se ajo që mund ta besoni”, ka theksuar përfaqësuesi i ODIHR në Shkup, Jejts.

Kjo organizatë bën me dije se nuk do të dal me komente dhe vlerësime deri në fillimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve, por vlerësimi do të vij pas mbajtjes së tyre

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *