Home / Sport / Vit i suksesshëm edhe për KFV Shkëndija

Vit i suksesshëm edhe për KFV Shkëndija

‘Është me rëndësi të ceket se edhe pse është viti i dytë i garimit të KFV Shkëndija në Ligën e Parë profesioniste të futsallit në Maqedoni, ky klub megjithatë arrin të shkruajë historinë me suksesin më të madh të arritur. Për këtë vit garimi ne si kryesi jemi tepër të kënaqur me organizimin dhe me paraqitjen e futbollistëve. Gjithashtu ndihmë e madhe për klubin ka qenë përkrahja e vazhdueshme e tifozëve në përgjithsi dhe tifo grupit ‘Ballistët’ në veçanti. Kryesia e klubit i’a arriti qëllimit të vet për këtë vit, ndërsa shpresojmë dhe besojmë që vitin e ardhshëm me një sponsor stabil, të luftojë për titullin e kampionit. Për këtë ftojmë të gjithë afaristët, biznismenët dhe gjithë ata që e duan sportin të na bashkohen në tentimin për të arritur qëllimin madhor, titullin e kampionit’, deklaroi për ‘Koha’-n, Blerim Besimi-Belta.

Në vitin kur KF Shkëndija është para suksesit më të madh në histori, fitimin e titullit të kampionit, në vitin kur KV Shkëndija për herë të parë në histori fitoi një trofe në volejbollin e Maqedonisë dhe është shumë pranë të fitojë edhe kampionatin, sukses të madh ka rregjistruar edhe Klubi i Futbollit të Vogël Shkëndija. Pra ky vit mund të llogaritet më se i suksesshëm për emrin ‘Shkëndijë’. Skuadra e futbollit të vogël Shkëndija në vitin e dytë të saj të garimit, arrit të që luajë në play-off, ku u prezantua me nder, deri sa në fund zuri pozitën e 5-të me 11-të pikë të tubuara. KFV Shkëndija ndeshjen e fundit e humbi 3:0 në tavolinë nga Vienami, ndërsa në ndeshjen e fundit në teren të vet, të ejnten e kaluar shënoi fitore. Me rezultat bindës, KFV Shkëndija është përshëndetur nga publiku i saj, në ndeshjen e fundit kampionale si vendas. Shkëndija shënoi fitore të sigurtë 8:6 përballë skuadrës shqiptare nga Kumanova, Rojal Ilirët. Ky takim ishte mundësi e mirë që publiku teteovar të shohë në vepër dy ekipet shqiptare që synojnë kreun e tabelës së play-offit. Rikujtojmë se Rojal Ilirët janë të dytët në renditje. Në një ndeshje shumë cilësore, fer dhe korekte, më të mirë u trguan futbollistët e Shkëndijës, të cilët shënuan 8-të gola, duke sjellë në këtë mënyrë spektakël për tifozët e pranishëm në këtë përballje, që u zhvillua në palestrën sportive të shkollës së mesme të mjeksisë. Golashënues për ‘kuqezinjtë’ në takimin kundër Rojal Ilirëve ishin Lika (3), Aliji (2), Besimi, Aliti dhe Kasami. ‘Është me rëndësi të ceket se edhe pse është viti i dytë i garimit të KFV Shkëndija në Ligën e Parë profesioniste të futsallit në Maqedoni, ky klub megjithatë arrin të shkruajë historinë me suksesin më të madh të arritur. Për këtë vit garimi ne si kryesi jemi tepër të kënaqur me organizimin dhe me paraqitjen e futbollistëve. Gjithashtu ndihmë e madhe për klubin ka qenë përkrahja e vazhdueshme e tifozëve në përgjithsi dhe tifo grupit ‘Ballistët’ në veçanti. Kryesia e klubit i’a arriti qëllimit të vet për këtë vit, ndërsa shpresojmë dhe besojmë që vitin e ardhshëm me një sponsor stabil, të luftojë për titullin e kampionit. Për këtë ftojmë të gjithë afaristët, biznismenët dhe gjithë ata që e duan sportin të na bashkohen në tentimin për të arritur qëllimin madhor, titullin e kampionit’, deklaroi Blerim Besimi-Belta, njëri prej themeluesëve të Klubit të Futbollit të Vogël Shkëndija.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *