Home / Sport / ‘Vojvodët’ sulmojnë futbollistët e Shkëndijës

‘Vojvodët’ sulmojnë futbollistët e Shkëndijës

Pas përfundimit të ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë, mes Teteksit dhe Tikveshit (6:0), të ashtuquajturit tifozë të Teteksit, ‘Vojvodët’, në stilin e huliganëve të vërtetë pranë stadiumit të vjetër të qytetit kanë sulmuar futbollistët e Shkëndijës, të cilët në ato momente ishin kthyer nga séanca stërvitore. Si rrjedhojë të dëmtuara kanë mbetur disa vetura të futbollistëve të Shkëndijës, ndërsa policia është duke hetuar rastin.

Se tifozët maqedonas janë të ‘prishur’, huliganë të vërtetë dhe problem permanent nuk është diçka e panjohur. Se ata janë të pakulturuar gjithashtu nuk është fshehtësi, e as nuk dyshohet se ata janë inicuesit e çdo rëmuje, problemi apo incidenti. Dhe deri tani faji u është ‘veshur’ tifozëve shqiptarë, duke aluduar ndoshta në faktin se ata janë në numër shumë më të madh. Por në fakt problemi është pikërisht te pala tjetër, te pakica, që si duket ka një kompleks të madh, të pashërueshëm, i cili vazhdimisht sjell në probleme të cilat mund të sjellin në eskalimin e situatës. Urrjetja e vazhdueshme ndaj shqiptarëve dhe tentimi për tu konfrontuar është e pranishme vazhdimisht, ndërsa përsëris se pas çdo problemi tentohet që si fajtor të nxiren shqiptarët apo shoqata e tifozëve ‘Ballistët’.Mirëpo shqiptarët të mërkurën nuk kishin asnjë aktivitet, e as skuadra e tyre Shkëndija nuk kishte ndeshje. Në Tetovë u zhvillua ndeshja kthyese e gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë, ku Teteksi me fitoren 6:0 ndaj Tikveshit siguroi kualifikimin për në finale. Pra mes veti luanin dy skuadra maqedonase, në tribuna ishin dy tifo grupe maqedonase, njëra skuadër fitonte dhe po arrinte sukses të madh, mirëpo kjo nuk ishte e mjaftueshme për ‘Vojvodët’ që të shijojnë fitoren dhe suksesin. Ata që vetëm quhen tifozë, së bashku me grupin tjetër të ardhur nga Kavadari gjatë gjithë ndeshjes në vend që të përkrahin skuadrat e tyre, ata ofenduan, shanë dhe nënçmuan në emër të shqiptarëve. Në një moment delagati i takimi u kanos me ndërprerjen e ndeshjes, mirëpo kjo nuk ndali ‘vjelljen’ e të ashtuquajturve tifozë të futbollit. Dhe kjo sikur nuk ishte e mjaftueshme, por në dalje nga stadiumi, ‘Vojvodët’ kanë sulmuar futbollistët e Shkëndijës, të cilët në ato momente ishin kthyer nga séanca stërvitore që kishin patur në fshatin Zhelinë. Pra në punë të vet e në rrugë të vet futbollistët e Shkëndjiës as që kishin idenë se çka po ndodh, deri sa për një moment janë shëndruar në cak të tifozëve të Teteksit, Vojvodët. Pasi është goditur një pjestar i ekipi mjeksor të Shkëndijës dhe futbollistët ‘kuqezi’ kanë dalë në mbrojtje të tij, ‘vojvodët’ të egërsuar kanë sulmuar gjithë ekipin, duke gjuajtur me gurrë, drunjë, e gjësende të ndryshme të forta. Fatmirësisht shpejtë ka interevnuar policia, mirëpo pa mundur të parandalojë në kohë dëmtimin e disa vetruave të futbollistëve të Shkëndijës. ‘Kjo që ndodhi është një turp i ri i madh për tifozët e Teteksit. Unë rastësisht u gjenda në vendgjarje, deri sa futbollistët tanë po ktheheshin nga séanca e rregullt stërvitore. Pa arsye dhe në mënyrë skandaloze ekipi ynë u sulmua nga tifozët maqedonas, të cilët goditën një antar të Shkëndijës. Më pas të dëmtuara kanë mbetur disa vetura të futbollistëve tanë, pasi ‘vojvodët’ gjuanin me çka mbrinin. Ky është turp i madh dhe incident që kalon çdo kufij. Të sulmohen futbollistët deri sa janë në punë të tyre, deri tani s’kam ndëgjuar të ndodhë ndonjë herë. Ne kemi biseduar me policinë të cilët kanë të njohur situatën si dhe dëmet që na janë shkaktuar. Shpresoj që fajtorët të marrin dënimin e merituar, ndërsa ftoj të gjithë organet kompetente që në të ardhmen mos të lejojnë të përsëriten ngjarje të këtilla’, me indinjatë të thellë foli kryetari i KF Shkëndija, Nuriman Shaqiri. Është interesant të shihet vendimi që do marrin policia dhe drejtuesit e FFM-së për këtë rast, pasi në rastet paraprake kur të involvuar në incidente kanë qenë tifozët shqiptarë (në shumë raste pa të drejtë) vendimet kanë qenë të mënjëhershme, ndërsa ndëshkimet shumë të mëdha.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *