Home / Lajme / Maqedoni / Vota për RDK, votë për krenarinë shqiptare

Vota për RDK, votë për krenarinë shqiptare

31 maj-“Kjo marrëveshje në asnjë drejtim nuk bëri që shqiptarët të jenë të barabartë me maqedonasit, as në për përdorimin e gjuhës shqipe, as në formimin e Qeverisë as në miratimin e buxhetit, as në investimet kapitale dhe as në atë që është më e shenjtë-jetën dhe sigurinë e qytetarëve”, tha para të pranishëmve Osmani.

Rilindja Demokratike Kombëtare, të hënën platformën dhe kandidatët e vet i prezantoi para elektoratit të Debreshtës së Gostivarit. Me këtë rast lideri i kësaj partie Rufi Osmani tha se me votën që do t’i jepet RDK-së do të kthehet krenaria e shqiptarëve. “Nëse shqiptarët votojnë për partinë tonë votojnë për kthimin e krenarisë të popullit shqiptar”, tha Osmani.

Sipas tij Marrëveshja e Ohrit nuk arriti që të pajtojë shqiptarët me maqedonasit para së gjithash në pjesën e përdorimit të gjuhëve.

“Kjo marrëveshje në asnjë drejtim nuk bëri që shqiptarët të jenë të barabartë me maqedonasit, as në për përdorimin e gjuhës shqipe, as në formimin e Qeverisë as në miratimin e buxhetit, as në investimet kapitale dhe as në atë që është më e shenjtë-jetën dhe sigurinë e qytetarëve”, tha para të pranishëmve Osmani.

RDK-ja, sipas tij, erdhi në skenën politike për të bërë realitet bashkëpunimin e popullit shqiptar dhe atij maqedonas dhe së bashku të marrin vendime në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *