Home / Lajme / Maqedoni / Vrapçisht, gruaja ther burrin

Vrapçisht, gruaja ther burrin

11 maj-Sipas informatave të policisë, 35 vjeçarja M.Q nga Vrapçishti, e ka lënduar burrin e vet, personin me inicialet Xh.Q (45), pas një grindje verbale mes tyre. Burri ndodhet i shtrirë për mjekim në spitalin e Gostivarit. Policia po vazhdon hetimet

Për të mbrojtur vetën dhe dy fëmijët e saj, gruaja e ka shpuar me thikë në stomak, bashkëshortin e vet. Bëhet fjalë për një banore të fshatit Vrapçisht. Incidenti ka rrjedh pasi bashkëshorti ka ardhur në shtëpi dhe ka filluar të sillet agresiv me anëtarët e familjes. Sipas informatave të policisë, 35 vjeçarja M.Q nga ky fshat, e ka lënduar burrin e vet, personin me inicialet Xh.Q (45), pas një grindje verbale mes tyre.
“Në bazë të dëshmisë së saj, ajo ka qenë e shqetësuar për jetën e vete dhe dy fëmijëve të sajë, pasi bashkëshorti ka arritur në shtëpi ka filluar të sillet dhunshëm me ato. Për t’u mbrojtur, ka marrë thikën për t’i shkaktuar më pas plagë në stomak”, njoftuan nga policia, nga ku bëjnë me dije se tashmë pjesëtarë të sajë kanë dalë në terren dhe po hetojnë rastin dhe për të mësuar shkaqet e vërteta të cilat kanë sjellë deri te ky vendim me pasoja tragjike. Burri i therur me thikë, ndodhet i shtrirë për mjekim në spitalin e Gostivarit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *