Home / Lajme / Botë / Vrasja e Bin Ladenit, reagime në mbarë botën

Vrasja e Bin Ladenit, reagime në mbarë botën

“Dëshirojë ti përgëzojë forcat amerikane që kryenin këtë aksion të guximshëm. Do të doja ti falënderohem Obamës i cili urdhëroi këtë operacion. Ky është një moment kur ne duhet t’iu falënderohemi edhe atyre që punojnë ditë e natë, që të jemi të sigurt nga terrori. Mbi të gjitha, sot duhet ti kujtojmë viktimat e këtij ekstremizmi helmues për të cilin ishte përgjegjës pikërisht ky njeri”, tha Deivid Kameron, kryeministër i Britanisë së Madhe.

Vrasja e Kreut të Al Kaedës ka shkaktuar reagime të fuqishme në mbarë botën. President dhe kryeministra të shteteve me relevancë ndërkombëtare kanë përshëndetur aksionin e forcave elite amerikane të cilat likuiduan njeriun më të kërkuar në Botë, Osama Bin Laden. Vrasja e kreut të Al Kaedës është përshëndetur edhe nga drejtuesit e institucioneve shtetërore në Shqipëri dhe Kosovë.
“Me vite kemi vuajtur nga terrorizmi. Al Kaeda me vite vriste popullin tonë. Madje edhe sot vuan nga aksionet e tyre. Jemi në luftë kundër terrorizmit. Populli ynë dha shume viktima dhe shpresoj se me vrasjen e Osamës, terrorizmi u përballë me fatin e tij. I bëjë thirrje talebanëve që të mësojnë nga vrasja në Abotabad në Pakistan. Talibanët duhet të ndalin luftën. Ata duhet të ndalin në vrasjen e vëllezërve të tyre dhe të shkatërrimit të Afganistanit”, tha Hamid Karzai, Presidenti i Afganistanit.
“Kjo tregon se terroristët dhe udhëheqësit e grupeve terroriste më në fund kapen, të gjallë ose të vdekur. Mënyra me të cilën u kap udhëheqësi më i rrezikshëm dhe më i sofistikuar terrorist në botë, duhet të jetë një mësim për secilin”, deklaroi Abdulla Gjyl, President i Turqisë.
“Dëshirojë ti përgëzojë forcat amerikane që kryenin këtë aksion të guximshëm. Do të doja ti falënderohem Obamës i cili urdhëroi këtë operacion. Ky është një moment kur ne duhet t’iu falënderohemi edhe atyre që punojnë ditë e natë, që të jemi të sigurt nga terrori. Mbi të gjitha, sot duhet ti kujtojmë viktimat e këtij ekstremizmi helmues për të cilin ishte përgjegjës pikërisht ky njeri”, tha Deivid Kameron, kryeministër i Britanisë së Madhe.
“Pothuajse e gjithë bota është duke pritur këtë lajm gati 10 vjet. Vrasja është vrasje dhe sigurisht nuk mund të festojmë një gjë të tillë, por duke i pasur parasysh të gjitha ato që i bëri Bin Ladeni në vitin 2001 dhe të gjitha ato vrasje, mendoj se sot nuk ka arsye pse të mos jemi të kënaqur me atë që ndodhi”, tha Silvio Berluskoni, kryeministër i Italisë.
“E përshëndes vdekjen e Osama bin Ladenit, e mirëpres këtë lajm dhe i falënderohem presidentin Obama dhe forcave amerikane që e mundësuan këtë. I falënderohem edhe Pakistanit që bashkëpunonte me ta për Osama bin Ladenin, që në këtë mënyrë të përballet me drejtësinë”, u shpreh Xhulia Gilard, kryeministre e Australisë.
“Mendojmë se kjo ngjarje do të sjellë përparim në luftën kundër terrorizmit dhe si të tillë e përshëndesim”, tha Jukio Edano, zëdhënës i Qeverisë së Japonisë.
“Kjo është një ngjarje historike dhe një hap i madh para në luftën globale kundër terrorizmit. Gjatë viteve me mijëra burra, gra dhe fëmijë pësuan nga duart e grupeve terroriste. Bota duhet tu bashkohet përpjekjeve të përbashkëta për ta mposhtur terrorizmin dhe shkatërrimin e oazave dhe faltoreve që janë vendstrehim për terroristët në fqinjësinë tonë. Lufta duhet të vazhdojë”, tha Vishnu Prakash, ministër i Jashtëm i Indisë.
“Osama Bin Laden ishte një nga terroristët më brutal në botë. Mori me mijëra jetë të njerëzve. Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë popujt liberal dhe paqedashës në të gjithë botën. Mori fund kjo lojë terroriste. Por, lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit nuk ka përfunduar ende. Duhet të qëndrojnë me sy të hapur dhe nuk mund ta përjashtojë mundësinë e një kundër reagimi”, deklaroi Guido Vestervelle, ministër i Jashtëm i Gjermanisë. Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka përshëndetur asgjësimin e Osama bin Ladenit, duke e cilësuar si një nga fitoret më të mëdha në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.Në mesazhin dërguar presidentit Obama homologu it ij shqiptar pasi e përgëzon për eliminimin e kreut të Al Kaidës theksohet “në të njëjtën kohë më bëri të ndihem krenar që vendi im është rreshtuar përkrah aleatit dhe mikut më të madh të Shqipërisë: Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendit, që besoi në luftën pa kompromis kundër së keqes, kundër terrorizmit duke mbrojtur parimet e shenjta të lirisë dhe demokracisë anembanë botës si dhe vendosjen e sigurisë, paqes dhe qëndrueshmërisë në të katër anët e globit”.Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si një fitore të madhe të SHBA-së ndaj terrorizimit vrasjen e liderit të Al Kaedës Osama Bin Laden. Kryeministri Berisha u shpreh gjtihashtu se Osama Bin Laden mori atë që meritonte, ndërsa ka shtuar se vdekja e tij është një lehtësim për familjarët e mijëra viktimave të 11 shtatorit. Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga përmes një deklarate për shtyp ka përshëndetur vrasjen e kreut të Al Kaedës, Osama bin Laden.”Duke filluar që sot bota është më paqësore, që nga sot njerëzit janë më të sigurtë të shkojnë në punë, në shkollë, të udhëtojnë me metro, me tren, me aeroplan, më të sigurt për jetën e tyre. Kryeterroristi Osama Bin Laden mori dënimin e merituar pas gjithë vrasjeve, vuajtjeve, dhimbjeve dhe dëmeve që i shkaktoi botës. Drejtësia u vu në vend”, ka theksuar Jahjaga.
Fotoja që u publikua nga shumë media botërore me pamjen e Osama Bin Ladenit të vrarë është e montuar. Kjo është pranuar nga drejtuesit e televizionit pakistanez Geo Tv që publikuan pamjen e një burrë me pamje të shpërfytyruar me sy të nxjerrë, mjekër e errët. Televizioni pranoi se fotoja ishte e montuar dhe ishte në qarkullim prej vitit 2009.
“Kur e publikuam specifikuam se nuk ishim në gjendje që ta vërtetonim nëse ishte origjinale apo jo. Verifikuam që ishte e montuar dhe e tërhoqëm menjëherë”, tha Rana Jauad, shefi i zyrës së Islamabadit i televizionit Geo Tv.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *