Home / Lajme / Maqedoni / Vrasje në mes të autostradës

Vrasje në mes të autostradës

25 maj-Sipas informatave fillestare të policisë, incidenti ndodhi rreth orës 21, në dalje nga Velesi në drejtim të Gradskos, në afërsi të fshatit Karaslari, kur nga automjeti Pezho 106 në lëvizje, ishte shtënë drejt automjetit tjetër në lëvizje, në të cilin ka pasur dy udhëtarë.

Një person është vrarë të martën në mbrëmje në austostradën Veles – Gradsko, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur kur kryes, nga automjeti në lëvizje kanë shtënë në drejtim të një automjeti tjetër.

Sipas informatave fillestare të policisë, incidenti ndodhi rreth orës 21, në dalje nga Velesi në drejtim të Gradskos, në afërsi të fshatit Karaslari, kur nga automjeti Pezho 106 në lëvizje, ishte shtënë drejt automjetit tjetër në lëvizje, në të cilin ka pasur dy udhëtarë.

Njëri prej tyre, 32-vjeçari B.S. është qëlluar dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes. Personi tjetër, me plagë nga armë zjarri në këmbë është transferuar në spitalin e Velesit, e më pas në Qendrën klinike në Shkup.
Policia ka njohuri për identitetin e kryesit dhe po gjurmon pas tij.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *