Home / Lajme / Botë / Vritet Osama Bin Laden

Vritet Osama Bin Laden

2 maj-Sipas CNN, SHBA po mban trupin e terroristit më të mirënjohur botëror. Në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe pjestarët e forcave të sigurisë pakistaneze, të cilët kanë theksuar se Bin Laden ka bërë rezistencë dhe më pas është goditur në kokë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama njoftoi vendin se terroristi më i kërkuar në botë, kreu i rrjetit Al-Kaida, Osama Bin Laden ka vdekur. “Drejtësia është shpënë në vend,” u shpreh presidenti amerikan.

Ai u vra në një operacion të përbashkët të forcave amerikane dhe atyre pakistaneze në një lagje të pasurish Bilal në qytetin Abotabadu, rreth 100 kilometra nga kryeqyteti pakistanez, Islamabad.

Sipas CNN, SHBA po mban trupin e terroristin më të mirënjohur botëror. Në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe pjestarët e forcave të sigurisë pakistaneze, të cilët kanë theksuar se Bin Laden ka bërë rezistencë dhe më pas është goditur në kokë.

Në këtë aksion janë vrarë tre burra të tjerë dhe një grua, të cilat ishin përdorur si mburoja të gjalla.

Në mesin e njësiteve speciale amerikane gjatë operacionit që ka zgjatur 40 minuta me katër helikopter special, nuk ka asnjë të plagosur. Gjatë aksionit për shkak të problemeve teknike, është rrëzuar një helikopter i forcave amerikane.

Presidenti shpjegoi se vjet në gusht ishte informuar nga kreu i CIA-s Leon Paneta se mendohej që Bin Ladeni ndodhej në Pakistan. Presidenti kishte udhëzuar agjencitë e zbulimit të përqendroheshin në konfirmimin e vendndhodhjes së tij. Para një jave, shpjegoi më pas presidenti, ai ishte informuar për vendndodhjen e saktë të Bin Ladenit në Pakistan dhe kishte autorizuar një operacion të kujdesshëm nga një njësi e vogël speciale për sjelljen e tij para drejtësisë:

“Sot, me udhëzim timin, Shtetet e Bashkuara ndërmorën një operacion kundër këtij kompleksi në Abotabad të Pakistanit. Një ekip i vogël amerikan e kreu operacionin me guxim dhe aftësi të jashtëzakonshme. Ata u treguan të kujdesshëm për të mos lënë mundësi për lëndime në radhët e trupave amerikane dhe për të shmangur viktima në radhët e civilëve. Pas një shkëmbim zjarri ata vranë Osama bin Ladenin dhe morën nën kontroll trupin e tij”.

Kanë kaluar afro 10 vjet që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 nga operativët e Al-Kaidës kundër Shteteve të Bashkuara.

Presidenti shprehu mirënjohjen e tij dhe të kombit për njësinë që realizoi sulmin. Presidenti ka marrë ndërkaq mesazhe nga Presidenti Xhorxh Bush dhe presidenti Bill Klinton me përgëzime për këtë moment historik për kombin.

Pas lajmit të vrasjes, para Shtëpisë së Bardhë janë mbledhur mijëra qytetar amerikan të cilët kanë festuar vrasjen e Bin Ladenit, duke brohoritur ”USA” dhe kënduar himnin amerikan.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *