Home / Lajme / Maqedoni / Zgjidhja e emrit vetëm me referendum

Zgjidhja e emrit vetëm me referendum

23 maj-Qëllimi i koalicionit, siç tha është, anëtarësia e Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO, por njëkohësisht VMRO-DPMNE nuk do të pranojë ndryshim të Kushtetutës me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues. “Asnjë politikan, asnjë parti politike nuk do të ketë të drejtë ta zgjidh këtë çështje pa referendum dhe pa prononcimin e popullit”, shtoi Gruevski.

Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë”, i kryesuar nga VMRO-DPMNE të dielën në sheshin e qytetit “Goce Dellçev” në Strumicë mbajti mitingun qendror parazgjedhor me moton “Reformat do të fitojnë”. Duke iu drejtuar të pranishmëve, lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski e kërkoi besimin e qytetarëve për vazhdimin e reformave të filluara dhe për realizimin e 1.200 projekteve të reja nga Manifesti.

Ai e theksoi edhe projektin e ri të programit zgjedhor të VMRO-DPMNE-së me të cilin parashihet vlera më e lartë e participimit për shërim jashtë vendit të mos jetë më i lartë se 200 euro.

Qëllimi i koalicionit, siç tha është, anëtarësia e Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO, por njëkohësisht VMRO-DPMNE nuk do të pranojë ndryshim të Kushtetutës me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues. “Asnjë politikan, asnjë parti politike nuk do të ketë të drejtë ta zgjidh këtë çështje pa referendum dhe pa prononcimin e popullit”, shtoi Gruevski.

Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” paraprakisht mbajti miting edhe në Radovish, ku premtoi çmime më të mira për blerjen e duhanit dhe rrushin dhe subvencione më të mira në bujqësi, zhvillim të minierave dhe ndërtimin e infrastrukturës rrugore në rajon.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *