Home / Lajme / Maqedoni / Zyrtarizohet plani kundër azilkërkuesve

Zyrtarizohet plani kundër azilkërkuesve

13 maj-Është dakorduar të kërkohen edhe të dhëna nga vendet ku ka numër të madh të azilantëve, si dhe nga Komisari i Punëve të Brendshme dhe migracione për personat të cilët deri më tani kanë kërkuar azil që të shqyrtohet mundësia përkatëse në procedurë eventuale të zbatohen edhe sanksione shtesë për këta persona

Edhe zyrtarisht është konfirmuar Plani veprues për aktivitetet në pjesën represive që nënkupton kontrolle të përforcuara dhe të detajuara gjatë daljes nga Maqedonia, por edhe kontrolle përkatëse të organizatorëve të udhëtimeve turistike ku ka tregues për ekzistimin e keqpërdorimeve të caktuara ose mundësi për manipulim me qytetarët dhe sjelljen e tyre në konfuzion në lidhje me liberalizimin e vizave.
Maqedonia do t’i përdor të gjitha mekanizmat, mjetet dhe resurset të cilat qëndrojnë në dispozicion. Kështu kanë theksuar pas takimit zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane, Vasko Naumovski dhe ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, për sanksionimin e këtyre dukurive individë, por edhe persona juridik të cilët në çfarëdo mënyre e sjellin në pikëpyetje liberalizimin e vizave. Është dakorduar të kërkohen edhe të dhëna nga vendet ku ka numër të madh të azilantëve, si dhe nga Komisari i Punëve të Brendshme dhe migracione për personat të cilët deri më tani kanë kërkuar azil që të shqyrtohet mundësia përkatëse në procedurë eventuale të zbatohen edhe sanksione shtesë për këta persona. Qytetarët e Maqedonisë, apeluan Naumovski dhe Jankulloska, duhet të jenë të vetëdijshëm se liberalizimi i vizave nuk do të thotë e drejtë as e qëndrimit më të gjatë, as e drejtë e azilit në shtetet e zonës së Shengenit.
“Deri më tani as nuk ka marrë dikush azil e as nuk do të marrë në shtetet anëtare të BE-së, ndërsa të gjithë kërkuesit e azilit do të jenë viktima të manipulimit nga disa agjenci turistike apo agjenci të rreme turistike”, deklaroi Naumovski. Ai precizoi se Ministria e Drejtësisë duhet të bëjë përgatitje për ndryshimin e Kodit penal në drejtim të parashikimit të ndonjë vepre eventuale penale lidhur me organizimin e migrimit ilegal. Zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane, potencoi se nuk beson se mund të vijë deri te humbja e liberalizimit të vizave pasi që si shtet të gjithë atë që e kemi bërë para së gjithash në sferat të cilat i mbulon MPB është bërë, nënvizoi, me shumë angazhime përmes plotësimit të kritereve konkrete, ndërsa ato aktivitete të cilat janë zbatuar janë vlerësuar lartë nga përfaqësuesit e Komisionit Evropian.

Danimarka e para, suspendon Shengenin
Danimarka të enjten vendosi që të vendos kontrollet kufitare, tokësore, detare dhe në aeroporte me Gjermaninë dhe Suedinë, duke tentuar kështu që të mbrohet nga ardhja e azil-kërkuesve në këtë vend, kryesisht nga Tunizia dhe Libia, por edhe nga azilkërkuesit e Evropës Lindore. Megjithatë, vendimi në fjalë i qeverisë daneze është kritikuar ashpër nga institucionet e Bashkimit Evropian në Bruksel, e po ashtu edhe nga deputetë të Parlamentit Evropian. Zyrtarët e Komisionit Evropian thanë se vendimi i njëanshëm për vendosjen e kontrolleve kufitare nga ana e Danimarkës është i papranueshëm. Komisionerja Evropiane për çështje të brendshme, Cecilia Malmstrom ka ftuar që vendimet e tilla të evitohen. Vendimi i Danimarkës është kritikuar rreptë edhe nga liberalët nga Parlamenti Evropian (PE). Kreu i këtij grupi në PE, President Guy Verhofstadt ka shprehur keqardhje ndaj vendimit dhe tha se kontrolli i kufijve të brendshëm të vendeve të BE-së nuk është mënyra adekuate për t’u mbrojtur nga të ardhurit-azilkërkues. “Duhet që të ketë nga qasje e BE-së e përqendruar në forcimin e kufijve të jashtëm, dhe që të ruhen përfitimet nga lëvizja e lirë brenda zonës Shengen”, tha deputeti belg.

Izolim politikanëve që plaçkitin popullin
Bashkimi Demokratik Shqiptar (BDSH) është deklaruar lidhur me paralajmërimet e fundit për masat e mundshme sanksionuese kundër qytetarëve, kryesisht shqiptar që kanë tentuar përfitimin e statusit të azilit në vendet e BE-së. “Heqja e regjimit të vizave për qytetarët e Maqedonisë me arsyetim se gjoja ky shtet ka plotësuar kushtet në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit nxori në shesh krimin politik, ekonomik dhe kulturor të Maqedonisë ndaj shqiptarëve që përbëjnë më shumë se 1/3 e popullsisë së përgjithshme të këtij shteti. Efektet bombë të fazës së parë të spastrimit etnik modern (e që ende vazhdon) nxorën në shesh realitetin tragjik në të cilin jetojnë shqiptarët në Maqedoni dhe faktin se ky shtet është larg standardeve të demokracive perëndimore dhe funksionon në kundërshtim të plotë me vlerat euro-amerikane”, thekson BDSH.Sipas kësaj partie, ballafaqimi i shteteve të Evropës perëndimore me numrin e lartë të azil-kërkuesve i ka detyruar Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Ministrave të rishqyrtojnë validitetin e vendimit për heqjen e vizave për qytetarët e Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *