Home / Lajme / Maqedoni / 5 liderët të cilët parashtruan orëheqjen e tyre si akt moral

5 liderët të cilët parashtruan orëheqjen e tyre si akt moral

10 qershor-Menjëherë pas tij dorëheqjen e ofroi kreu i Demokracisë së Re, Imer Selmani, ndërsa më pas edhe ai i Partisë për Prosperitet Demokratik, Sejfedin Haruni.

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoni sollën një risi dhe një praktikë të re demokratike në skenën politike e cila nuk ishte e njohur më parë.

Pas dështimit në zgjedhje, pesë liderë të partive më të vogla politike dhanë dorëheqje duke marrë kështu përgjegjësinë për rezultatin e dobët në garën e 5 qershorit.

I pari ishte Jovan Manasievski, lideri i partisë liberaldemokrate (PLD), i cili menjëherë pas shpalljes së rezultateve, bëri të ditur se merr përgjegjësinë dhe tërhiqet nga pozita udhëheqëse në këtë parti.

“Kishim shumë rezultate të këqija. Për to unë marr përgjegjësinë. Deri në shtator duhet të zgjidhet kryetar i ri i PLD-së. Ajo që nuk do të kem deputet në Parlament është humbje për ne, por edhe humbje për popullin”, ka thënë Jovan Manasievski.

Menjëherë pas tij dorëheqjen e ofroi kreu i Demokracisë së Re, Imer Selmani, ndërsa më pas edhe ai i Partisë për Prosperitet Demokratik, Sejfedin Haruni.

Ndërkohë, dje edhe dy liderë maqedonas të partive më të vogla dhanë dorëheqje nga postet e tyre, pas humbjes në zgjedhjet e 5 qershorit.

Filip Petrovski lideri i partisë së re E Djathta Demokratike si dhe Lazar Elenovski nga Unioni Social Demokrat i Maqedonisë ofruan dorëheqje, duke marrë përgjegjësinë për humbjen në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *