Home / Lajme / Maqedoni / 6 pikat e veteranëve për partitë

6 pikat e veteranëve për partitë

1 qershor-marrëveshja do të kishte për qëllim që të obligonte partinë fituese shqiptare që si kusht për participim në qeveri me bllokun politik maqedonas ta kishte arritjen e një marrëveshje paraprake publike me shkrim që do të konsistonte realizimin e plotë të kësaj platforme kombëtare me afate të përcaktuara kohore dhe çdo mos respektim i saj të sanksionohej me dalje nga qeveria. Ndërsa partitë opozitare shqiptare të mbështesin fuqishëm këtë platformë sa herë që të jetë në diskutim kjo marrëveshje, ndërsa në raste të tjera të luajnë lojën e opozitës”, tha Ismani.

Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe lëvizja “Ec…” vlerësojnë se fushata parazgjedhore deri më tani është zhvilluar në mënyrë demokratike me shumë pak probleme, ndërsa është një ndër fushatat më të qeta të organizuara deri më tani në kampin politik shqiptar. Përfaqësuesi Blerim Ismani, i cili foli në emër të këtyre dy organizatave, ka kërkuar nga të gjitha partitë politike shqiptare që do të marrin qoftë edhe një mandat deputeti, të arrijnë marrëveshje politike paraprake që do të konsistonte me mbështetje të përbashkët dhe pa kushte të një platforme kombëtare.
“Kjo platformë gjithmonë duhet të respektojë parimet e demokracisë, pra vullnetin e shumicës por edhe përcaktimet e përgjegjësisë për realizimin ose jo të saj, ta marrë për sipër subjekti politik fitues në kampin politik shqiptar që me ose pa koalicion paszgjedhor do të pretendonte të jetë pjesë e qeverisë së ardhme. Pra, marrëveshja do të kishte për qëllim që të obligonte partinë fituese shqiptare që si kusht për participim në qeveri me bllokun politik maqedonas ta kishte arritjen e një marrëveshje paraprake publike me shkrim që do të konsistonte realizimin e plotë të kësaj platforme kombëtare me afate të përcaktuara kohore dhe çdo mos respektim i saj të sanksionohej me dalje nga qeveria. Ndërsa partitë opozitare shqiptare të mbështesin fuqishëm këtë platformë sa herë që të jetë në diskutim kjo marrëveshje, ndërsa në raste të tjera të luajnë lojën e opozitës”, tha Ismani. Ai tha se kjo platformë do të konsistonte në 6 parime kryesore: gjuha shqipe të jetë gjuhë e dytë zyrtare në të gjitha nivelet në të gjithë territorin e Maqedonisë, përdorimi i lirshëm dhe pa kushte i simboleve kombëtare si dhe krijimi i simboleve shtetërore, stema, himni dhe flamuri që të korrespondon me karakterin multientik të shtetit në frymën e Marrëveshjes së Ohrit, zgjedhja e statusit të dëshmorëve dhe familjeve me ligj të veçantë ose në bazë të ligjeve ekzistuese, rishikimi i të gjitha rasteve të montuara politike si Sopoti, Breza, Malina, Brodeci, dhe lëshimi i menjëhershëm i të gjithë njerëzve të pa fajshëm nga burgjet, zbardhja e rastit të Radushës, ndarja e buxhetit në mënyrë proporcionale duke marrë për bazë përbërjen etike të popullsisë si dhe punësimi i kuadrove shqiptare në administratën shtetërore në bazë të obligimeve që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit në të gjitha nivelet hierarkike.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *