Home / Lajme / Botë / Afganistani vendi më i rrezikshëm për gratë

Afganistani vendi më i rrezikshëm për gratë

15 qershor-Ekspertët thonë se Pakistani është vendi me numrin më të madh të vrasjeve të ashtuquajtura për nder dhe ka raste më të shpeshta të martesave të fëmijëve.

Afganistani është vendi më i rrezikshëm për gratë, sipas një hulumtimi ndërkombëtar me ekspertë që është bërë publik sot. Studimi i Fondacionit Tomson-Rojters, tregon se dhuna e përhapur, një sistem i dobët shëndetësor dhe varfëria e bëjnë Afganistanin vendin më të keq për gratë.

Republika Demokratike e Kongos dhe Pakistani renditen në vendin e dytë dhe të tretë.

Ekspertët thonë se Pakistani është vendi me numrin më të madh të vrasjeve të ashtuquajtura për nder dhe ka raste më të shpeshta të martesave të fëmijëve.

Hulumtimi i ka pyetur 213 ekspertë nga pesë kontinente që të rendisin shtetet nga perceptimi i përgjithshëm për rrezikun, qasjen në kujdesin shëndetësor, dhunën, kulturën dhe diskriminimin fetar si dhe trafikimin njerëzor.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *