Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti pranon nënshtrimin

Ahmeti pranon nënshtrimin

1 qershor-Një dokument i publikuar nga Uikiliks ka konfirmuar pozicionin inferior dhe nënçmues të BDI-së në qeverinë e Nikolla Gruevskit. Dokumenti përmbledh ankesat që lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ia ka shfaqur në një takim privat ambasadorit amerikan në Shkup, Filip Riker, për mënyrën se si trajtohet partia e tij në koalicionin qeveritar nga ana e kryeministrit Gruevski dhe strukturës së tij.

Një dokument i publikuar nga Uikiliks ka konfirmuar pozicionin inferior dhe nënçmues të BDI-së në qeverinë e Nikolla Gruevskit. Dokumenti përmbledh ankesat që lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ia ka shfaqur në një takim privat ambasadorit amerikan në Shkup, Filip Riker, për mënyrën se si trajtohet partia e tij në koalicionin qeveritar nga ana e kryeministrit Gruevski dhe strukturës së tij.

Takimi është realizuar në gusht të vitit 2009, menjëherë pas shënimit të 8-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Ahmeti është ankuar se Drejtori i Agjencisë për Kundërzbulim, Sasha Mihajlkov merr pjesë në seancat qeveritare, me ç’rast me paraqitjet dhe qëndrimet e tij përçmon, përbuz dhe ofendon shqiptarët në sy të ministrave dhe funksionarëve të BDI-së. Sipas dokumentit nga ambasada amerikane në Shkup, e që e publikon Uikiliks, Ahmeti ka informuar Rikerin se është pikërisht Mihajlkov ai që ka ndikim tepër të madh mbi kryeministrin Gruevski, me të cilin janë në lidhje të ngushta familjare.

Ahmeti ka thënë se drejtori i Agjencisë për Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, ka lidhje të mjaftueshme dhe dëshirë për të provokuar elemente ekstreme shqiptare, të cilat do të shkaktonin probleme brenda shtetit, ndërsa të njwjtat, do t’i përdorte si pretekst për të ndërmarrë aksione të mëdha kundër popullit shqiptar.

Për Gruevskin Ahmeti ka vlerësuar se është tepër i ri dhe se rinia e tij refelktohet edhe në politikbërje, derisa për presidentit Ivanov ka thënë se është njeri i mirë por që më shumë ndjehet si profesor sesa si president.

Për kreun e Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi, Ahmeti ka thënë se është çdo gjë përveç se një besimtar, ndërsa për BFI-në ka thënë se është “Burokracia e Zotit”.

Më tej, Ahmeti ka shprehur mendime të pa pëlqyeshme për Bashkësinë Fetare Islame, duke shtuar se nuk e përkrah atë. Ahmeti poashtu ka thënë se në Maqedoni më shumë ka xhamia dhe kisha sesa besimtarë.

Për liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi, Ahmeti ka thënë se politika e tij mund ta destabilizojë Maqedoninë, sidomos me kërkesën drejtuar kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, që të vendosë veto për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO nëse nuk pranohen kërkesat për barazi të plotë të shqiptarëve me maqedonasit.

Ahmeti ka theksuar se do të shkojë ta takojë kryeministrin Berisha që të t’ia ndryshojë mendjen dhe ta shpëtojë Maqedoninë nga vetoja shqiptare për integrim në NATO. Sipas dokumentit të Uikiliksit, Ahmeti ka thënë se për opozitë më shumë e preferon liderin e Demokracisë së Re, Imer Selmanin, si një zë opozitar më i arsyeshëm për të. Por, njëkohësisht ka theksuar se Selmani është njeri i afërt i Gruevskit dhe se që të dy shkojnë për vizita private në shtëpitë e njëri-tjetrit.

Para ambasadorit amerikan, Ahmeti ka pranuar se BDI ka ndikim shumë më të kufizuar në Qeverinë e Gruevskit dhe se nuk drejton dikastere të fuqishme.

Ahmeti poashtu ka pranuar se mungon përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në Maqedoni dhe se përfaqësimi i barabartë i shqiptarëve etnik në pozicionet udhëheqëse të pushtetit është simbolik. Ahmeti ka theksuar nevojën për realizimin e dy projekteve, me ç’rast ka kërkuar edhe ndihmën amerikane.

I pari ka të bëjë me shkrirjen e Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT) dhe UEJL-së në një universitet të vetëm pasi drejtimet e tyre qenkan duplifikuar.

Sipas Ahmetit, ky universitet i ri që do të dilte nga shkrirja e dy universiteteve ekzistuese në Tetovë do të financohej nga donacione ndërkombëtare dhe nga ato shtetërore.
Projekti i dytë që ka propozuar Ahmeti ka qenë pastrimi i lumenjëve në komunat rurale të Shkupit.
Por, ambasadori Riker nuk i ka dhënë premtime të fuqishme se këto projekte do të mbështeten nga ana e Ambasadës së SHBA-ve në Shkup, por ka thënë se do të mund të shqyrtohen projekte tjera progresive.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *