Home / Sport / Akuzat për korrupsion, dorëhiqet zëvendëspresidenti i FIFA-s

Akuzat për korrupsion, dorëhiqet zëvendëspresidenti i FIFA-s

Lajmi u konfirmuar nga zyrtarë të FIFA-s sipas të cilëve, shkak është bërë fakti se një javë më parë Komiteti i Etikës e pezulloi përkohësisht Uarnerin pasi një investigim për korrupsion kishte nisur kundrejt tij.

Zëvendës presidenti i FIFA-s, Xhek Uarner, dha dorëheqjen mesditën e së hënës. Lajmi u konfirmuar nga zyrtarë të FIFA-s sipas të cilëve, shkak është bërë fakti se një javë më parë Komiteti i Etikës e pezulloi përkohësisht Uarnerin pasi një investigim për korrupsion kishte nisur kundrejt tij.

Por dorëheqja e Xhek Uarnerit nuk do të pengojë hetimin. Sipas një deklarate nga FIFA, dorëheqja e tij është njohur si një kontribut për hetimin në botën e futbollit.

“Zoti Uarner po largohet nga FIFA me dëshirën e tij pas 30 vitesh shërbim në futboll dhe në qeverinë e Trinidad dhe Tabako si anëtar i kabinetit të ministrave. Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s dhe presidenti i saj, falënderon Zotin Uarner për kontributin dhe beson në pafajësinë e tij.”, thuhet në deklaratën e FIFA-s.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *