Home / Lajme / Maqedoni / Aleksandri i Madh ngjitet në bazament

Aleksandri i Madh ngjitet në bazament

21 qershor-Kjo skulpturë është punuar në fonderinë “Fernardo Marineli” në Firence, sipas zgjidhjes ideore të autores Valentina Stefanovska. Procedurat dhe aktivitetet teknike për vendosjen e skulpturës do të kryhen nga ana e ekipit profesionist nga fonderia “Ferdinando Marineli”, ku është punuar skulptura.

Në sheshin “Maqedonia” sot do të vendoset busti I Aleksandrit të madh në bazamentin e shatërvanit. Siç informojnë nga komuna Qendër, skulptura është punuar në bronz, ndërsa është e lartë pothuajse 13 metra. Do të vendoset në bazament prej betoni, të lartë 10 metra.

Kjo skulpturë është punuar në fonderinë “Fernardo Marineli” në Firence, sipas zgjidhjes ideore të autores Valentina Stefanovska. Procedurat dhe aktivitetet teknike për vendosjen e skulpturës do të kryhen nga ana e ekipit profesionist nga fonderia “Ferdinando Marineli”, ku është punuar skulptura.

Pas vendosjes së skulpturës pjesërisht do të rregullohet hapësira rreth shatërvanit dhe do të vendoset ndriçimi. “I tërë projekti për ndërtimin e shatërvanit, skulpturës dhe pjesët e tjera shoqëruese financohet në disa vite buxhetore, me respektim të plotë të normave dhe procedurave ligjore”, informuan nga komuna Qendër.

Për ndërtimin e skulpturës janë harxhuar 5 milionë e 300 mijë euro, ndërsa për shatërvanin janë harxhuar 4 milionë e 100 mijë euro.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *