Home / Lajme / Maqedoni / Amnisti për të gjithë shqiptarët e pafajshëm

Amnisti për të gjithë shqiptarët e pafajshëm

1 qershor-“Ju premtoj se ne duhet të sjellim Ligj të ri për amnistinë e të gjithë shqiptarëve, të cilët janë nëpër burgje. Një amnisti e përgjithshme do të mundësojë lirimin e të gjithë shqiptarëve që janë viktima të proceseve të montuara politike dhe që janë të pafajshëm”, theksoi kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Partia Demokratike Shqiptare, të martën mbajti tubimin parazgjedhor në Opajë të Komunës së Likovës, ku e prezantoi programin zgjedhor, sikurse edhe kandidatët për deputetë, në Njësinë dytë zgjedhore.

Lideri i partisë, Menduh Thaçi, me këtë rast tha se PDSH-ja ka program që është mbi partitë politike, program që ofron dhe përmban zgjidhje për arsim më cilësor për të rinjtë dhe që e mundëson lirinë e popullit shqiptar. Ai premtoi se PDSH, nëse vjen në pushtet, do të miratojë me urgjencë një ligj për amnisti të përgjithshme për të gjithë ish-pjesëtarët e UÇK-së, që janë viktima të proceseve të montuar politike nga institucionet gjyqësore dhe instancat e tjera të pushtetit.

“Ju premtoj se ne duhet të sjellim Ligj të ri për amnistinë e të gjithë shqiptarëve, të cilët janë nëpër burgje. Një amnisti e përgjithshme do të mundësojë lirimin e të gjithë shqiptarëve që janë viktima të proceseve të montuara politike dhe që janë të pafajshëm”, theksoi kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Ai u bëri thirrje banorëve të Opajës që më 5 qershor të votojnë PDSH-në, e cila do të angazhohet për të drejtat e shqiptarëve dhe ata do fitojnë hisen e tyre të merituar nga buxheti. “Ndodhem në një rajon ku shqiptarët jetojnë shumë keq dhe për këtë arsye largohen në BE dhe kërkojnë azil politik. Dëshirojë t’iu inkurajojë se dalja nga kjo gjendje është e përfshirë në platformën e PDSH-së, e cila pas 5 qershorit do t’i ndryshojë gjërat”, tha Thaçi në tubimin në Opajë, ku të ftuar special ishin gjenerali amerikan, Steven Schook dhe gjenerali kosovar, Daut Haradinaj.

Para banorëve të Opajës foli edhe bartësi i listës në Njësinë e dytë zgjedhore, Orhan Ibrahimi. “Edhe pas 10 viteve nuk ka ndryshuar asgjë në këtë rajon, por ekziston vetëm zhgënjimi dhe varfëria e skajshme, mos-zhvillimi dhe humbja e vullnetit dhe besimit të qytetarëve ndaj shtetit. Ky shtet po na trajton si qytetarë të rangut të dytë, por harrojnë se betejën e kanë të humbur me ne”, theksoi Ibrahimi. Në këtë tubim ka folur edhe sekretari i përgjithshëm i PDSH-së, Metin Izeti.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, më shumë kredi banesore dhe konsumatore, më pak për vetura

Kreditimi në korrik të këtij viti shënon rritje prej 0,3 për qind, i cili ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *