Home / Lajme / Maqedoni / Anti-korrupsioni, shpenzime marramendëse për fushatën zgjedhore

Anti-korrupsioni, shpenzime marramendëse për fushatën zgjedhore

9 qershor-“Të dhënat tregonin krejtësisht diçka tjetër nga ajo që ishte paraqitur në raportin e parë financiar dhe në përgënjeshtrimin Bankës Koerciale. Kështu që kjo çështje për komisionin për antikorrupsion ende nuk është e mbyllur”, tha Voisllav Zafirovski kryetar i komisionit shtetëror për antikorupsion.

VMRO-DPMNE-ja ka shpenzuar 8 herë me shumë para se sa i ka paraqitur si donacion në komisionin shtetëror për antikorupsion, BDI 2 herë më tepër, PDSH tre herë më shumë, ndërsa LSDM-ja e Cërvenkovskit duhet të jap informata shtesë për kredinë e marrë nga Komercialna Banka. Sipas këtij komisioni, partia e Gruevskit nga donacionet ka siguruar 31 milion e 930 mijë denarë, ndërsa ka shpenzuar 272 milion e e 735 mijë denarë. parrtia e Ahmetit nga donacionet ka siguruar 4 milion e 251 mijë denarë, ndërsa ka shpenzuar 7 milion e 316 mijë denarë. Partia e Thaçit nga donacionet ka siguruar 669 mijë denarë, ndërsa ka shpenzuar 2 milion e 735 mijë denarë. Por antikorrupsionistët lënë hapësirë për analiza plotësuese pas marrjes së raportit final financiar nga subjektet politike.

“Komisioni shtetëror për antikorupsion në bazë të nenit 13 të ligjit për antikorupsion nga bankat tek të cilat organizatorët e fushatave kanë hapur xhirollogari me anë të letrës ka kërkuar çertifikatat e tyre bankare në periudhën prej 16 maj deri me 3 qershor, dhe të njejtat do të jenë shkas për analiza plotësuese”, tha Voisllav Zafirovski kryetar i komisionit shtetëror për antikorupsion.

Për antikorupsionistët gjithashtu është e paqartë sa fonde të kredisë të marrë nga LSDM janë donacion e sa jo.

“Të dhënat tregonin krejtësisht diçka tjetër nga ajo që ishte paraqitur në raportin e parë financiar dhe në përgënjeshtrimin Bankës Koerciale. Kështu që kjo çështje për komisionin për antikorrupsion ende nuk është e mbyllur”, tha Voisllav Zafirovski kryetar i komisionit shtetëror për antikorupsion.

Sipas komisionit për antikorupsion Rilindja Demokratike Kombëtare, Partia për Prosperitet Demokratik, ‘Të Bashkuar për Maqedoninë’ dhe Partia Social Demokrate e Maqedonisë nuk kanë dorëzuar raport financiar. Sipas ligjit, në fushatë parazgjedhore partitë mund të shpenzojnë nga 3 euro për banor në çdo njësi zgjedhore. Apo thënë më thjesht në çdo njësi zgjedhore e cila numëron 300 mijë banorë mund të shpenzojë 900 mijë euro. Sipas kësaj llogarie, asnjëhëra nga partitë politike, nuk e ka tejkaluar limitin e shpenzimeve për fushatë.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *