Home / Lajme / Maqedoni / Apel I SHVL UÇK “Kalaja”

Apel I SHVL UÇK “Kalaja”

3 qershor-Andaj nga arsyet e lartëpërmendura Shoqata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Kalaja apelon deri tek popullata që të mos e votojnë BDI-në sepse nuk e meriton votën e këtij populli”, thuhet në apelin e lëshuar nga shoqata Kalaja nënshkruar nga kryetari Izair Samiu-Komandant Baci.

Shoqata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Kalaja ka dalur sot me një apel dedikuar votuesve shqiptarë. “Për arsye të gjendjes faktike kur shqiptarët maltretohen, torturohen nënçmohen, burgosën dhe vriten si në kohën e Millosheviqit, siç u vra komandant Struga, komandant Isa Lika, Shaban Zenuni, Harun Aliu, dhe shumë të tjerë kurse partia në pushtet BDI hesht pa abradhur asnjërin prej këtyre rasteve. Për arsye se nuk i realizoi premtimet e dhëna për zgjidhjen e statusit të luftërarëve, invalidëve dhe familjarëve të UÇK-së, me një fjalë përkeqësoi gjendjen e shqiptarëve deri në pafundësi dhe pa pik turpi del dhe kërkon edhe një mandat duke u thirrë në emër të luftës së 2001.Shoqata e Veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve Kalaja, rikujton edhe një herë Ali Ahmetin se 9 vite kaluan me manipulime e gënjeshtra, situata mbetet keq e më keq, kurse ne luftëtarët të pa mbrojtur në asnjë apsekt sepse në radhët e BDI-së mbeten njerëz të dyshimtë dhe të dështuar politikisht në aspekt të çështjes kombëtare duke i tradhëtuar iedalet e vërteta të ish komandantëve dhe ish lufëtarëve të UÇK-së.Andaj nga arsyet e lartëpërmendura Shoqata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Kalaja apelon deri tek popullata që të mos e votojnë BDI-në sepse nuk e meriton votën e këtij populli”, thuhet në apelin e lëshuar nga shoqata Kalaja nënshkruar nga kryetari Izair Samiu-Komandant Baci.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *