Home / Sport / Bajevski vjedh shtëpinë në Vlorë

Bajevski vjedh shtëpinë në Vlorë

Sulmuesi maqedonas Aleskandër Bajevski ka zgjedhur mënyrën më të turpshme për të ‘shkëputur’ borxhin nga skuadra e Flamurtarit, duke vjedhë orenditë e shtëpisë ku ishte vendosur në Vlorë. Në këtë mënyrë si ks pretenduar të ‘paguajë’ veten për rrogat që drejtuesit i kishin mbetur borxh. Nga Flamurtari janë duke shqyrtuar mundësinë për të denoncuar sjelljen e futbollistit, që nga ta cilësohet si vjedhje klasike.

Në pamundësi për të marrë në kohë rrogat e prapambetura, sulmuesi maqedonas i Flamurtarit, Aleksandër Bajevski, ka gjetur një mënyrë tjetër për t’u shpaguar: dyshohet se lojtari ka marrë me vete edhe orenditë e shtëpisë ku jetonte në Vlorë.Pronari i shtëpisë, pasi ka pikasur ngjarjen, është ankuar menjëherë te drejtuesit e klubit. Lajmin e kanë konfirmuar ekskluzivisht për “Panorama”, burime të sigurta pranë krerëve të Flamurtarit. Mësohet se këta të fundit nuk u kanë besuar syve, kur janë njoftuar se një futbollist i tyre ka arritur deri atje, sa të vjedhë tapete, abazhurë, televizorin dhe shumë gjëra të tjera shtëpiake. Në apartamentin e vënë në dispozicion nga klubi, Bajevski jetonte prej 8 muajsh, por drejtuesit e kanë zbuluar vjedhjen me vonesë. Për të konfirmuar gjithçka, një prej përfaqësuesve të klubit kontrolloi banesën, por u shtang kur pa që kishin mbetur pak orendi. Në fillim u mendua për një grabitje, duke parë se nga muri ishin shkulur abazhurët. Por, pas verifikimeve të bëra, klubi u bind plotësisht se kjo ishte një vepër e maqedonasit. Drejtuesit e klubit janë vënë para një dileme të madhe. Pra, se si duhet të veprojnë me lojtarin. Gjatë viteve të fundit Flamurtari ka pasur gjithmonë lojtar të huaj në përbërje, të cilët kanë qëndruar në shtëpi me qira, por asnjëherë nuk ka ndodhur që futbollistët të bastisin banesën kur janë larguar. Sidoqoftë, krerët e klubit kanë menduar dy alternativa për këtë rast: e para është që të padisin futbollistin maqedonas për vjedhje të sendeve të shtëpisë, të cilat kapin vlerën e 10 mijë eurove. Ndërsa, varianti i dytë është mosdhënia e rrogës së prapambetur për lojtarin. Mësohet se klubi i ka vendosur një afat 1-javor Bajevskit për të kthyer sendet e marra në banesën ku jetonte. Pas firmosjes së kontratës në verën e vitit të kaluar, drejtuesit e Flamurtarit menduan t’i krijonin kushte ideale Bajevskit. Ai qëndroi në Vlorë në një shtëpi luksoze. Presidenti Gjika i plotësoi të gjitha kërkesat dhe 31-vjeçari firmosi për 45 mijë euro në sezon. Tashmë që kampionati ka përfunduar, mësohet se Bajevski ka pa marrë nga klubi vlonjat 5 mijë euro të lëna “peng”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *