Home / Sport / Barca ka buxhet prej 45 milionë euro për transferime

Barca ka buxhet prej 45 milionë euro për transferime

Barcelona ka zbuluar se mund të lejojë të harxhojë deri në 45 milionë euro në transferimet e verës.

Shifrën e ka zbuluar gjatë të mërkurës zëvendëspresidenti për çështje ekonomike i klubit katalanas, Javier Faus.

“Barcelona ka 45 milionë euro për transferime, plus paratë të cilat mund të sigurohen nga shitjet e lojtarëve në këtë afat transfertash. Kur ne flasim për shitjet ne do t`i mendojmë vetëm ato shitje të cilat janë të dobishme për klubin”, ka thënë Faus për faqen zyrtare të klubit.

“Superkupa spanjolle që do të luhet në gusht kundër Real Madridit do të sillte edhe 3 milionë euro të tjera”, ka shtuar ai.

Barcelona është lidhur me një numër lojtarësh të profilit të lartë gjatë javëve të fundit, përfshirë sulmuesin e Villarrealit, Giuseppe Rossi, i cili pritet të kushtojë rreth 30 milionë euro dhe Alexis Sanchez, për të cilin Udinese kërkon afro 35 milionë euro. Gjiganti katalanas po ashtu vazhdon të lidhet me një transferim të Cesc Fabregas.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *