Home / Lajme / Maqedoni / BDI arsyetohet:Nuk ishim të interesuar për kryeparlamentarin

BDI arsyetohet:Nuk ishim të interesuar për kryeparlamentarin

26 qershor-Sipas tyre ky është më shumë një funksion protokollar. Burime brenda BDI-së, për Tv Koha thonë se, lideri i tyre ka vendosur për dominim më të madh dhe kualitativ në pushtetin ekzekutiv. Dhe kjo sipas tyre është arritur

Përfaqësues të Bashkimit Demokratik për Integrim thonë se, Ali Ahmeti nuk ka qenë i interesuar për pozitën e kreut të Parlamentit të Maqedonisë.

Sipas tyre ky është më shumë një funksion protokollar. Burime brenda BDI-së, për Tv Koha thonë se, lideri i tyre ka vendosur për dominim më të madh dhe kualitativ në pushtetin ekzekutiv. Dhe kjo sipas tyre është arritur.

Zyrtarët e lartë të BDI-së nuk i pranuar provokimet nga kundërshtarët politik se me ndarjen e kulaçit qeveritar, nuk i kanë përmbushur premtimet dhe pritjet e shqiptarëve në Maqedoni.

“Ndarja fillestare e pozicioneve, resorëve ose raportit të forcave në ekzekutivin e ri do të jetë jo më pak se 2 me 1, më saktë, shikuar në numra dhe përqindje do të thotë se rreth, 50 për qind e ekzekutivit të ri do të përfaqësohet nga kuadrot e BDI-së”, deklaroi deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti – Devaja.

Sipas marrëveshjes, BDI do të udhëheq me 5 ministri, 2 poste zëvendëskryeministrore, 4 zëvendësministra si dhe 5 sekretarë shtetëror.

BDI për herë të parë do të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa për herë të parë në këtë dikaster do të jetë ministër shqiptar. Dikasteret e tjera që do ti takojnë partisë shqiptare janë: Ministria e Drejtësisë, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Pushtetit Lokal, Ministria e Ambientit Jetësor. Nga zëvendëskryeministritë e siguruara janë: Zëvendëskryeministër për Evrointegrime si dhe Zëvendëskryeministër për Marrëveshjen e Ohrit.

BDI sipas marrëveshjes së koalicionit, zëvendëministrat do ti ketë në ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Shëndetësisë. Sekretarët shtetëror do të jenë të shpërndarë në ministritë e tjera.

Brenda radhëve të partisë shqiptare bëhen të ditur edhe emrat e kandidatëve për ministra: Hazbi Lika- ministër i Mbrojtjes, Adnan Jashari – ministër i Drejtësisë, Abdylaqim Ademi – ministër i Ambientit Jetësor, Fatmir Besimi – ministër i Ekonomisë si dhe ministri i Pushtetit Lokal nga dega e Kumanovës.

Në postet e zëvendëskryeministrave janë kandidatë: Musa Xhaferi –zëvendëskryeministër për Marrëveshjen e Ohrit si dhe Ermira Mehmeti – zëvendëskryeministre për evrointegrime.

Pas konstituimit të Parlamentit Trajko Veljanovski është rizgjedhur sërish që të drejtojë ligjvënësit maqedonas të dalë nga zgjedhjet e 5 qershorit.

Pavarësisht kontestimeve ai ka mundur të marrë shumicën e votave, duke siguruar besimin e 70 deputetëve të maxhorancës dhe me kundërshtimin e opozitës

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *