Home / Lajme / Maqedoni / BDI, formon ekipin negociator

BDI, formon ekipin negociator

12 qershor-Ndërkohë nuk përjashtohet edhe mundësia që të ketë ndryshime sa i përket postit të zëvendëskryeministrit dhe resorëve tjerë ministror. BDI do të kërkoj drejtimin e njërit prej dikastereve kryesore siç janë ministria e jashtme, ajo e brendshme apo Ministria e Financave. Duke komentuar relacionin e ri të forcave në Kuvend, analistët politik ditë më parë deklaruan për Alsat se BDI është në avantazh e cila edhe mund të kushtëzoj partnerin e koalicionit me përmirësimin e pozitës së saj në ekzekutiv.

BDI-ja në mbledhjen e mbrëmshme të kryesisë qendrore, ka formuar grupin negociator i cili prej nesër do ti filloj bisedimet me VMRO-DPMNE-në për formimin e qeverisë së re. Jo zyrtarisht mësojmë se grupin negociator të BDI-së do ta udhëheq sekretari i përgjithshëm i kësaj partie Abdilaqim Ademi, ndërkohë që pjesë e ekipit do të jetë edhe nënkryetari Izet Mexhiti si dhe Musa Xhaferi, Ermira Mehemti-Devaja dhe Fatmir Besimi. Ndërkohë jo zyrtarisht mësojmë se kësaj radhe BDI-ja është e vendosur që të merë drejtimin e Kuvendit ndërsa si emër i cili më së shumti lakohet për këtë postë është nënkryetarja e partisë Tetuta Arifi.
Ndërkohë nuk përjashtohet edhe mundësia që të ketë ndryshime sa i përket postit të zëvendëskryeministrit dhe resorëve tjerë ministror. BDI do të kërkoj drejtimin e njërit prej dikastereve kryesore siç janë ministria e jashtme, ajo e brendshme apo Ministria e Financave. Duke komentuar relacionin e ri të forcave në Kuvend, analistët politik ditë më parë deklaruan për Alsat se BDI është në avantazh e cila edhe mund të kushtëzoj partnerin e koalicionit me përmirësimin e pozitës së saj në ekzekutiv.
Nga VMRO-DPMNE nuk janë prononcuar lidhur me përbërjen e re qeveritare dhe spekulimet lidhur me ndarjen e resorëve ministror. Nga partia e Gruevskit përveç me BDI-në gjatë ndarjes së posteve duhet të mbajnë llogari edhe për partnerët maqedonas të koalicionit. Në përbërjen e tanishme qeveritare BDI përveç postin të zv/ kryeministrit ka drejtuar edhe resorët e ekonomisë, shëndetësisë, punës dhe politikës sociale, pushtetit lokal dhe ekologjisë.
Gjatë mbledhjes së mbrëmshme të kryesisë qendrore i është bërë pikërisht edhe një analizë punës së këtyre ministrive dhe në përgjithësi bashkëqeverisjes me VMRO-DPMNE-në në tre vitet e kaluara.Alsat

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *