Home / Lajme / Maqedoni / BDI sqaron platformën dhe ndarjen e ministrive

BDI sqaron platformën dhe ndarjen e ministrive

27 qershor-Për procesin e decentralizimit, e cila në bashkëpunim me Sekretariatin për implementimin e MO-së, Ministria e Pushtetit Lokal, dhe ruajtja e ambientit, i cili gjithashtu është njëri nga prioritetet që Maqedonia duhet të plotësoj”, ka sqaruar Ademi në një deklaratë për media, duke theksuar se disa media kanë tentuar ti relativizojnë këto ministri.

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi ka sqaruar pozicionimet dhe qëllimet e BDI-së në Qeverinë e re.

“Ne në bisedimet për Qeverinë e re jemi udhëhequr që fillimisht t vendosen parimet e funksionimit të koalicionit, përpilimin e programit të përbashkët i cili do të jetë program i dy partive fituese në zgjedhjet e 2011, dhe resorët që do të ndahen, të jenë në bazë të prioriteteve tona programore. Prandaj, jo rastësisht jemi përcaktuar për këto resorë, duke filluar nga resorët që kanë për qëllim kryesor, të Integrimit të Maqedonisë në BE dhe NATO, dhe bartjen e proceseve reformuese në vend. Prandaj, jemi përcaktuar për Zëvendëskryeministër për Çështje evropiane, i cili do të jetë bartës i të gjitha aktiviteteve dhe koordinimit për plotësimin e kriteriumeve të Maqedonisë për anëtarësim në BE. Për Ministrinë e Mbrojtjes, e cila është bartëse e aktiviteteve për Integrimin e Maqedonisë në NATO. Për Ministrin e Drejtësisë, e cila do ti bartë reformat në gjyqësi dhe reformat tjera dhe për zhvillimin ekonomik të vendit e cila bartësi e këtyre aktiviteteve është Ministria e Ekonomisë. Për procesin e decentralizimit, e cila në bashkëpunim me Sekretariatin për implementimin e MO-së, Ministria e Pushtetit Lokal, dhe ruajtja e ambientit, i cili gjithashtu është njëri nga prioritetet që Maqedonia duhet të plotësoj”, ka sqaruar Ademi në një deklaratë për media, duke theksuar se disa media kanë tentuar ti relativizojnë këto ministri.

Sipas tij, së shpejti dy partitë do të dalin me platformën e përbashkët dhe marrëveshjen e arritur, por siç nënvizoi ai po vijon ende procesi i negocimit.

Ademi bëri të ditur se informacionet e shpalosura në disa media lidhur me kandidatët për ministra apo çështje tjera të koalicionit nuk e kanë si burim BDI-në.

“Platforma e partive të koalicionit, e cila do të dorëzohet para deputetëve do të jetë program i përbashkët dhe gjitha temat që ju mund ti shihni në programin tonë zgjedhor të 2011, do të jenë të futura në atë program të përbashkët. Ne bisedojmë për program i cili është katërvjeçar, për udhëheqje me Maqedoninë, në atë program do të jenë të gjitha temat, të gjitha problemet e hapura që deri tani kanë ekzistuar dhe ndoshta kanë shkaktuar prishjen e marrëdhënieve ndëretnike, ne dëshirojmë si koalicion i ri, ti përmbyllim të gjitha temat e hapura dhe të japim shans Maqedonisë evropiane dhe shans për zhvillim ekonomik të vendit. Pra, Maqedonia sa më shpejt të bëhet anëtare e NATO-së, dhe më këtë të thithen investimet e jashtme, të rritet siguria jo vetëm për Maqedoninë por edhe rajonin, dhe të hapen vende të reja të punës”, theksoi zëvendëskryeministri i deritanishëm Abdilaqim Ademi.

Sipas tij, dy partitë po vazhdojnë me bisedimet për ndarjen e drejtorive dhe eshalonëve të tjera, që për herë të parë do të drejtohen nga kuadro shqiptare.

“Vazhdojmë edhe me bisedimet për drejtorit dhe eshallonet tjera, shumë shpejt do të jeni të njoftuar por ajo që mund ta them publikisht, është që shqiptarët do të kenë drejtori të agjencive , fondeve, që deri tani nuk i kanë pasur, ashtu si që nuk i kanë pasur edhe disa Ministri që tani do t`i kemi në këtë mandat , si që është zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe Ministri i Mbrojtjes, edhe pse dikush tenton ti relativizojë këta dy Ministri, ato janë kyçe për shtetin”, theksoi sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *