Home / Sport / Blater u zgjodh për të katërtën herë president i FIFA-s

Blater u zgjodh për të katërtën herë president i FIFA-s

Zep Blater u zgjodh sot për herë të katërt si president i FIFA-s në kongresin që u zhvillua në Zyrih të Zvicrës.

Thirrja e bërë nga Federata e Futbollit e Anglisë dhe Federata e Futbollit e Skocisë për të shtyrë zgjedhjet në një datë tjetër nuk gjeti jehonë në brendësi të organizatës, ndërsa një thirrje të tillë e bëri edhe organizata e rëndësishme Transparency International (TI).

Blater u votua sot dhe u zgjodh për herë të katërt në të njëjtin post.

Pozitat e Blaterit ishin shumë të fuqishme në organizatë pas 13 vjetësh në pushtet, aq të fuqishme saqë edhe ata që janë kundër tij duket se nuk votuan dot kundër.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *