Home / Lajme / Maqedoni / Boshkovski në Shutkë

Boshkovski në Shutkë

7 qershor-Gjatë bastisjes, informoi zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski, te Boshkovski janë gjetur 100 mijë euro, para të cilat i janë dorëzuar në qese prej letre dhe për të cilat ekziston dyshim se duhej t’i shërbejnë për pagesën e borxheve nga fushata, respektivisht për financim joligjor të fushatës.

Lideri i Partisë të Bashkuar për Maqedoninë, Lube Boshkovski, pasi që Gjykata themelore e Shkupit i shqiptoi masën e arrestit, të hënën në mbrëmje është dërguar në burgun e Shutkës.

Boshkoski u arrestua të hënën rreth orës 14:30 në restorantin “Vodenica” në qendër të Shkupit, me dyshim për vepër të kryer penale financim ilegal të fushatës zgjedhore dhe për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit si person përgjegjës në partinë e tij.

Gjatë arrestimit, Boshkovski nuk ka dhënë rezistencë, pas çka është dërguar në stacionin policor Gazi Babë.

Gjatë bastisjes, informoi zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski, te Boshkovski janë gjetur 100 mijë euro, para të cilat i janë dorëzuar në qese prej letre dhe për të cilat ekziston dyshim se duhej t’i shërbejnë për pagesën e borxheve nga fushata, respektivisht për financim joligjor të fushatës.

“Në bazë të urdhrit gjyqësor, gjatë periudhës së kaluar disa herë janë zbatuar masa hetuese pikërisht për shkak të dyshimit se e keqpërdor pozitën zyrtare dhe në mënyrë joligjore e financon fushatën. Përveç kësaj, MPB-ja deri tani ka dokumentuar edhe dy raste të tjera, të cilat i dyshimti, po ashtu, nw mënyrë joligjore ka marrë para 20 dhe 10 mijë euro, të cilat janë përdorur në fushatë”, deklaroi Kotevski, duke shtuar se Boshkovski në tre rastet, paratë i ka marrë nga personi i njëjtë. Në interes të hetimit, siç tha, nuk do të zbulohet personi, prej të cilit janë marrë paratë.

Sipas Kotevskit, bëhet fjalë për dy vepra të rënda penale, për të cilat ligji parashikon dënim minimal me burg prej tre, respektivisht pesë vjet.

“Krahas parave gjatë bastisjes së kryer, në automjetin e tij ‘Lançia’ është gjetur edhe një pistoletë dhe leje, e cila me siguri nuk është për këtë pistoletë, ashtu që do të veprohet edhe lidhur me veprën eventuale penale, posedim i palejuar dhe tregtim me armë. Do të kryhen edhe bastisje shtesë dhe do të informohet Drejtoria për të ardhura publike për kontrollime plotësuese lidhur me financimin e tërësishëm të fushatës së tij politike”, paralajmëroi zëdhënësi i MPB-së.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *