Home / Sport / Bravo Shkëndijë, bravo Tetovë

Bravo Shkëndijë, bravo Tetovë

Ende të gjithë janë nën impresionet e ‘magjisë’ që të shtunën ndodhi në stadiumin e qytetit në Tetovë, ndërsa më pas u transferua në sheshin e qytetit e që më vonë u reflektua gjithkund në rrethinën e Tetovës. Madje, të paktë janë ata që flasin për finalen e Ligës së Kampionëve dhe për fitoren e Barcelonës ndaj Manchesterit.

Kanë kaluar katër ditë nga 28 maji, ndërsa në Tetovë dhe më gjërë ende temë kryesore është spektakli i organizuar me rastin e pranimit të trofeut për titullin e kampionit të KF Shkëndija. Ende të gjithë janë nën impresionet e ‘magjisë’ që të shtunën ndodhi në stadiumin e qytetit në Tetovë, ndërsa më pas u transferua në sheshin e qytetit e që më vonë u reflektua gjithkund në rrethinën e Tetovës. Madje, të paktë janë ata që flasin për finalen e Ligës së Kampionëve dhe për fitoren e Barcelonës ndaj Manchesterit. Mos të përmendet Barcelona, klubi me më shumë tifozë në botë…, çudi. Por, Tetova këtë vit ka Barcelonën e saj, pasi Shkëndija me performansën e saj gjatë gjithë vitit, ka bërë që tifozët e saj të jenë në qiellin e shtatë. Ndërsa këta të fundit (‘Ballistët’ dhe tifozët tjerë) futbollistëve mundin u’a kthyen në mënyrën më të bukur. Duke i përkrahur parezervë gjatë gjithë kampionatit, kulminacioni arriti në ndeshjen e fundit me Metalurgun, ku mbi 15 000 tifozë kishin stëmbrushur tribunat mbi kapacitetin e tyre, ndërsa koregorafitë dhe gjithë ajo që u organizua për këtë ndeshje s’mund të përshkruhet me fjalë. Atë e kanë përjetuar vetëm ata që mundën të jenë prezent në stadium, përfshi këtu edhe futbollistët dhe stafin drejtues të Metalurgut. Jemi të sigurtë se edhe ata u kënaqën në spektaklin ‘kuqezi’. Tetova dhe shqiptarët në përgjithsi edhe një herë treguan se sa e duan Shkëndijën. Ky qytet është i dashuruar në ‘bukuroshen’ e tyre, Shkëndijën, që këtë vit me ‘shkëlqimin’ e saj u’a mori sytë të gjithë kundërshtarëve në elitën e futbollit vendor, duke u mbajtur pa pagesë orë të futbollit modern. ‘Kampion më të pastërt, më bindës dhe më krenar, Maqedonia nuk mban mend të ketë patur ndonjëherë dhe titulli me shumë meritë shkoi në vendin e duhur’, komentojnë vetë mediat maqedonase dhe kjo në një mënyrë nënkupton se të gjithë përkulen para forcës së Shkëndijës. Skuadra e bëri të veten me faktin që bindshëm fitoi kampionatin, me vetëm 3 humbje dhe 8-të barazime, ndërsa tjerat ishin krejt fitore, shumica e të cilave e arritur me stil të lartë, lojë të bukur dhe gola spektakular. Dhe dy ndeshjet e fundit u luajtën ndoshta me rritëm më të ulët, mirëpo futbollistët kishin të drejtë, pasi siguruan titullin dy javë para fundit. Në anën tjetër ‘Ballistët’ gjithë sezonin ishin të mrekullueshëm. Nuk u ndanë nga Shkëndija për asnjë çast, as atëherë kur FFM ndaloi udhëtimin e tifo-grupeve. Çdo ndeshje ishte storie në vete, ndërsa koreografitë gjithnjë ishin të ndryshme e të bukura. Dhe në fund erdhi çasti final, momenti i shkruarjes së historisë 32 vjeçare, e ‘Ballistët’ nuk mundeshin të lejojnë këtë festë, pa lënë shenjën e tyre. Dhe në fakt, ata ishin në rolin kryesor në ndeshjen e fundit, duke bërë që ndeshja të jetë në plan të dytë. Spektakulare ishte atmosfera në tribunat e stërmbushura, ndërsa mbi 6-7 koregorafi të ndryshme e të bukura sollën ovacione në tribuna. Në minutën e 79-të (e zgjedhur jorastësisht, pasi KF Shkëndija është formuar në vitin 1979) ndodhi ajo që mund të shihet vetëm në fotografinë e këtij postimi, pasi fjalët janë pak për të përshkruar këtë. Ceremonia e ndarjes së medaljeve ishte momenti historik dhe përshtypja globale është se të gjithë shijuan këtë në maksimum. Më vonë festa vazhdoi në qytet, fishekzjarre dhe koncert, e brohëritje prej më të ndryshmeve, me ‘KAMPIONE, KAMPIONE’, në qendër të vëmendjes. Dhe në fakt të gjithë e merituan, pasi Tetova këtë vit kishte shumë kampionë. Shkëndija në futboll e volejboll, ‘Ballistët’, i tërë publiku dhe rrethina. Të gjithë merituan epitetin e më të mirit në vend. Prandaj, nëse ende është duke u folur për këtë spektakël, le të flitet. Pasi me të vërtetë meriton të flitet dhe gjë më e bukur nuk mbahet mend në këtë shtet. Thjesht, të gjithë meritojnë një mirënjohje të madhe. ‘TË LUMTË SHKËNDIJË, JU LUMTË ‘BALLISTË’, TË LUMTË TETOVË dhe JU LUMTË SHQIPTARË’.

Futbollistët në pushim deri më 10 qershor

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes me Metalurgun, futbollistët janë lëshuar në pushim. Ata thjesht vazhduan festën deri në mëngjes, ndërsa më pas janë përshëndetur mes veti, duke lënë takim për më 10 qershor, kur pritet të fillojnë përgatitjet për debutimin në Europë. Ndërkohë kryesia e klubit do të vazhdojë të jetë aktive në kërkim të përfrocimeve, ndërsa pritet të analizohet edhe situata e disa futbollistëve të cilëve u ka skaduar kontrata, mes të cilëve janë Mustafi, Nuhiu, Zendeli dhe Nikitoviç. Burime të afërta me klubin pohojnë se gjasat janë të mëdha që të gjithë futbollistët të mbeten në skuadër deri në zhvillimin e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, për ku kërkohen edhe përfrocime, ndërsa varshmërisht nga ecuria e skuadrës do të vendoset për atë nëse do të ketë largime dhe përfrocime tjera.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *