Home / Lajme / Maqedoni / Çdo ditë paditen nga 45 persona

Çdo ditë paditen nga 45 persona

22 qershor-Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, gjatë vitit të kaluar, krahasuar me një vit më parë, për çdo ditë janë paditur mbi 45 persona kryesisht të moshës madhore, por edhe të mitur. Në 2010 janë dënuar 9.169 persona, ndërsa 669 prej të dënuarve kanë qenë femra. Gjithashtu janë dënuar edhe 547 të mitur

Popullata vendase mbetet tepër aktive në sferën e veprave penale të të gjitha llojeve. Këtë fakt e vërtetojnë të dhënat zyrtare, të cilat bëjnë të ditur se vetëm gjatë vitit të kaluar, organet dhe institucionet kompetente kanë sanksionuar rreth 15.400 persona të moshës madhore që kanë kryer shkelje të ndryshme ligjore, kanë cenuar jetën dhe pronën e bashkëqytetarëve ose kanë prishur rendin dhe qetësinë publike në mënyra dhe forma të ndryshme. Gjithashtu, gjatë të njëjtit vit, institucionet përkatëse kanë sanksionuar edhe rreth 1250 të mitur që kanë kryer shkelje ose vepra të ngjashme, për të cilat ligjdhënësi ka paraparë gjoba në të holla, por edhe dënime me heqje lirie. Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikave, gjatë 2010-s, krahasuar me një vit më parë, çdo ditë janë paditur mbi 45 persona, kryesisht të moshës madhore, por edhe të mitur. Duke u bazuar në shifrat zyrtare, mund të arrihet në konstatimin se vitin e kaluar, çdo ditë janë paditur nga 42 persona të rritur, që do të thotë se numri i përgjithshëm i të paditurve, krahasuar me vitin 2009, ka shënuar ulje prej 0.8 për qind. Njëkohësisht, gjatë të njëjtit vit janë paditur edhe mbi 3 të mitur në ditë. Nëse numri i personave të moshës madhore që janë paditur vjet për shkelje dhe vepra të ndryshme penale pothuajse ka mbetur në të njëjtin nivel, ulje të madhe ka shënuar numri i të paditurve që nuk e kanë mbushur moshën 18 vjeçe. Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikave, numri i të miturve të paditur gjatë vitit të kaluar është ulur për më shumë se 18 për qind.
“Numri i të paditurve, identiteti i të cilëve është zbardhur pas shkeljeve të ndryshme ose veprave penale, vjet ka arritur në 15.383 persona. Gjatë vitit të kaluar, krahasuar me vitin 2009, ulje ka shënuar numri i personave të dënuar të moshës madhore, i cili është ulur për 6.5 për qind, ndërsa numri i të akuzuarve gjatë të njëjtit vit është ulur për 5.6 për qind. Njëkohësisht, është ulur numri i të miturve të paditur, por edhe numri i të miturve që janë dënuar për vepra të ndryshme penale. Ky numër vjet ka shënuar ulje prej afër 27 për qind”, thuhet në njoftimin e Entit shtetëror të statistikave, lidhur me numrin e të paditurve, të akuzuarve dhe të dënuarve gjatë vitit të kaluar.
Për sa u përket padive penale, në 2010 – më aktive ka qenë Prokuroria Publike e Shkupit, e cila ka paditur 5.905 persona. Në vendin e dytë, për nga numri i personave të paditur është gjetur Prokuroria e Kumanovës, e cila ka ngritur 1253 padi, Prokuroria e Manastirit është gjetur në vendin e tretë me 1130 padi të ngritura për shkelje dhe vepra të ndryshme penale, ndërsa në vendin e katërt është renditur Prokuroria e Tetovës, e cila ka nisur procedura për ndjekjen penale ndaj 1.115 personave. Ndërkaq, sipas të dhënave të Entit të statistikave, Resnja vitin e kaluar ka qenë qyteti më i qetë. Në këtë qytet, Prokuroria ka paditur 75 persona. Vlen të theksohet se në qytetet ku dominon popullata shqiptare, veprat penale zakonisht kanë të bëjnë me cenimin e jetës, lirisë dhe të drejtave të njeriut, por edhe me shkeljen të drejtave brenda rrethit familjar. Ndërkaq, gjatë vitit të kaluar, gjithsej janë dënuar 9.169 persona, ndërsa 669 prej të dënuarve kanë qenë femra. Gjithashtu vjet janë dënuar edhe 547 të mitur

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *