Home / Lajme / Maqedoni / Daja kundër BDI-së

Daja kundër BDI-së

27 qershor-Ai i ka bërë thirrje institucioneve shtetërore të “kthjellohen, vetëdijesohen njëherë e përgjithmonë se ky vend u takon të gjithë qytetarëve dhe udhëheqja duhet të jetë proporcionale. Në BE nuk mund të përfshihen vendet që bëjnë politikë dyfytyrëshe, dydrejtimëshe, miope

Ish-deputeti i BDI-së, njëherësh kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Luftës, Fazli Veliu ka akuzuar partinë amë se ka dështuar me marrëveshjen koalicionuese me VMRO-në. Në një komunikatë drejtuar mediave, Veliu ka thënë se edhe pas zgjedhjeve të parakohshme, politika vendore ndaj shqiptarëve është e njëjtë.

“Epërsia e palës sllavomaqedonase mbi të tjerët, veçmas ndaj shqiptarëve, diskriminuese, e papërfillshme ndaj të gjitha gjeneratave, e njëanshme. Të njëjtit aktorë në postet e parazgjedhjeve zunë vendet kyçe, nëpërkëmbën votën shqiptare. Ishin fjalë dhe jo veprime parimore paralajmërimet premtuese për të pasur status barazie, për të zgjedhur një udhëheqës Parlamenti nga pala shqiptare, ishin dhe janë deklarata adoleshente ato, se nuk mund të tregohet strategjia e subjekteve numerikisht më të mëdha në vend. Njëanshmëria në udhëheqje institucionale qeveritare, parlamentare e shtetërore, na kthen në kohën a monizmit, njëetnisë. Atë që përmendi z.Perdju pak më parë, për një vazhdimësi nacionaliste, e dëshmuan pikërisht të rizgjedhurit e nacionalitetit antishqiptar”, shkruan në reagim Fazli Veliu.

Ai i ka bërë thirrje institucioneve shtetërore të “kthjellohen, vetëdijesohen njëherë e përgjithmonë se ky vend u takon të gjithë qytetarëve dhe udhëheqja duhet të jetë proporcionale. Në BE nuk mund të përfshihen vendet që bëjnë politikë dyfytyrëshe, dydrejtimëshe, miope.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *