Home / Lajme / Maqedoni / Defragmentimi i votës shqiptare uli numrin e deputetëve

Defragmentimi i votës shqiptare uli numrin e deputetëve

7 qershor-“Arsyeja kryesore për këtë situatë sipas analizës tonë është jo dalja e vogël e elektoratit shqiptar në këto zgjedhje por defragmentimi ose përçarja e votës shqiptare ose forcës së elektoratit shqiptarë në Maqedoni”, tha Ademi

– Ajo që për ne është më e rëndësishme në këtë zgjedhje, është se dëshmuam, se dimë dhe mundemi të zhvillojmë një proces me standard të larta evropiane, si gjatë fushatës e sidomos gjatë ditës së votimit. Vlerësojmë se këto zgjedhje kanë qenë një ndër zgjedhjet më të suksesshme për nga aspekti i standardeve gjatë 20 vjetëve të pluralizmit politik në Maqedoni. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri dhe njëherësh Shef i shtabit zgjedhor të BDI-së, Abdilaqim Ademi, në konferencën e sotme për shtyp. Ai ka thënë se me këtë edhe njëherë BDI realizoi atë që premtoi gjatë periudhës parazgjedhore, se kjo parti do të bëjë çmos që këto zgjedhje të jenë konform standardeve ndërkombëtare, të qeta dhe demokratike. Dëshmuam, tha Ademi, edhe një herë se kur BDI është, si pjesëmarrëse në pushtetin qendror, zgjedhjet janë demokratike dhe si të tilla i përshëndet edhe bashkësia ndërkombëtare në vlerësimet e para të saj. Ademi njëherësh i falënderon për këtë të gjithë strukturat, anëtarët dhe simpatizantët e BDI-së të cilët dhanë kontributin e tyre që zgjedhjet të plotësojnë të gjitha standardet e larta ndërkombëtare dhe të dëshmojmë se fotografia e cila u krijua për shqiptarët e Maqedonisë, gjatë disa cikleve zgjedhore, i sidomos gjatë zgjedhjeve të vitit 2008, nuk është një pasqyrë reale për nivelin e kulturës politike dhe demokratike të shqiptarëve në Maqedoni.

“Ne që atë kohë potencuam se përgjegjësia për zgjedhjet gjithmonë qëndron tek ato që bëjnë organizimin e zgjedhjeve dhe votimit, dhe nuk duhet njollosur një popull i tërë. Ja, dëshmuam edhe njëherë këtë, dhe lirisht mund të themi se plotësuam edhe një ndër kushtet e rëndësishme në rrugën tonë drejt qëllimit tonë të përbashkët, unionit evropian dhe NATO-së”, tha zëvendëskryeministri.

Abdylaqim Ademi gjatë konferencës për shtyp u ndal edhe tek rezultatet zgjedhore duke thënë se është më se e qartë se BDI është fituese absolute në këto zgjedhje tek elektorati shqiptar dhe atë duke fituar shumicën absolute të deputetëve respektivisht BDI ka 60 % të mandateve shqiptare në parlamentin e RM, ose ka numër më të madh se të gjithë partitë politike shqiptare bashkërisht. Ademi shtoi më tej se i tërë ky besim i dhënë ndaj BDI-së nga ana e popullit shqiptar është vetëm konfirmim i politikave të drejta të BDI-së dhe besim në kapacitetin njerëzor të kësaj partie që të vazhdojë rrugën për realizimin e të gjitha aspiratave të shqiptarëve në Maqedoni që të vazhdon rrugën e përbashkët drejt qëllimit. “Është e vërtetë se tani si numër të përgjithshëm të deputetëve shqiptarë në Parlamentin e RM-së kemi 25 deputetë që është për katër më pak se në mandatin e kaluar. Disa analistë shkaqet për këtë i kërkuan tek demotivimi i elektoratit shqiptar në Maqedoni dhe dëshpërimi i tyre nga përfaqësuesit politik dhe nga politikat në përgjithësi. Arsyeja kryesore për këtë situatë sipas analizës tonë është jo dalja e vogël e elektoratit shqiptar në këto zgjedhje por defragmentimi ose përçarja e votës shqiptare ose forcës së elektoratit shqiptarë në Maqedoni”, tha Ademi. Ademi potencoi se e thotë një gjë të tillë për shkak se në këto zgjedhje BDI ka vetëm 11.000 vota më pak në krahasim me vitin 2008 , PDSH ka 15.000 më pak ndërsa RDK dhe DR bashkërisht kanë 50.000 vota dh vetëm dy deputet do të thotë, shtoi ai, 25.000 shqiptare për një deputet. “Këtë, fatmirësisht e kuptuan populli por jo dhe partitë politike se vetëm bashkë mund të jemi të fortë, se vetëm bashkë mundemi të realizojmë qëllimet dhe se vetëm vota e bashkuar është e fortë se vetëm bashkë mund të shkojmë drejt qëllimit”, tha Ademi. (U.H)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *