Home / Sport / Demiri ende në paqartësi

Demiri ende në paqartësi

‘Për momentin jam duke pushuar. Kaloj kohën me familjen time, për të kompensuar ndoshta periudhën që qëndruam të ndarë. Ka disa oferta të cilat duhet t’i shqyrtoj mirë dhe më pas do të përcaktohem për njërën prej tyre. Mirëpo njëherë planifikoj t’i përfundoj pushimet e më pas do të vendos se ku do të jem në sezonin e ardhshëm’, deklaroi mesfushori nga Shkupi, Ertan Demiri.

Pasi përfundoi obligimet me skuadrën arabe Al Taaëon, me të cilët nuk vazhdoi bashkëpunimin, mefushroi shkupjan Ertan Demiri ende nuk ka vendosur ku do të vazhdojë karierën. Edhe pse ka oferta nga skuadra të ndryshme, Demiri nuk shpejton në vendimin përfundimtar, duke shijuar në këto momente pushimin. Fakti që një kohë qëndroi në Arabinë Saudite, larg familjes së tij, ka bërë që ai në këto ditë në plan të parë të ketë qëndrimin bashkë me të dashurit e tij. Pas disa ditëve në Maqedoni, Demiri ka udhëtuar drejt Antalisë, jo për t’u provuar te ndonjë ekip, por për të shijuar bregdetin turk, së bashku me familjen e tij të ngushtë. ‘Për momentin jam duke pushuar. Kaloj kohën me familjen time, për të kompensuar ndoshta periudhën që qëndruam të ndarë’, tha Demiri, i cili më pas foli edhe për të ardhmen e tij. ‘Sinqerisht për momentin nuk jam duke u brengosur për këtë, megjithse së shpejti do të duhet të vendos për destinacionin tim të ri. Ka disa oferta të cilat duhet t’i shqyrtoj mirë dhe më pas do të përcaktohem për njërën prej tyre. Mirëpo njëherë planifikoj t’i përfundoj pushimet e më pas do të vendos se ku do të jem në sezonin e ardhshëm’, përfundoi tanimë ish-futbollisti i Al Taaëonit. Mbetet enigmë për të parë nëse Demiri do të vazhdojë karierën jashtë Maqedonisë dhe ndoshta pas Belgjikës dhe Arabisë Saudite të vendoset në ndonjë vend të tretë, apo në rastin tjetër do të qëndrojë në Maqedoni, ku deri tani ka luajtur për Slloga Jugomagnatin (tanimë KF Shkupi), Vardarin, Rabotniçkin dhe Metalurgun.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *