Home / Lajme / Maqedoni / Deputetët sipas Modelit të Dontes

Deputetët sipas Modelit të Dontes

5 qershor-Sipas Modelit të Dontes, numri i përgjithshëm i votave që do ta fitojë secila listë indidvidualisht ndahet me 1,2,3,4, deri në 20. Ashtu herësit e fituar zgjedhorë renditen sipas madhësisë, ndërsa më të mëdhenjtë njëzet janë vendet që i fituan listat. Secila listë me kandidatë fiton vende të deputetëve sa ka herës më të mëdhenj në ato njëzet. Nëse gjatë shpërndarjes së vendit të fundit, te njëzetë paraqiten dy herës identik, ai vend i deputetit përcaktohet me short.

Mandatet për përbërjen e re parlamentare, për të cilin votojnë sot qytetarët e Maqedonisë, Komisioni shtetëror zgjedhor do t’i shpërndajë sipas Modelit të Dontes. Mandatet do të ndahen me zbatimin e modelit proporcional në gjashtë njësitë zgjedhore në territorin e Maqedonisë, pa prag zgjedhor për hyrje në Kuvend. Në secilën njësi, nga gjashtë sa ekzistojnë, duhet të fitohen nga 20 deputetë. Edhe tre deputetë do t’i zgjedhë diaspora, në tri njësitë zgjedhore jashtë vendit, sipas modelit të shumicës.

Pasi që të numërohen votat që i kanë fituar listat me kandidatë në të gjitha njësitë zgjedhore individualisht, KSHZ me Modelin e Dontes duhet t’i shpërndajë njëzet vendet e deputetëve nga secila njësi zgjedhore.

Sipas Modelit të Dontes, numri i përgjithshëm i votave që do ta fitojë secila listë indidvidualisht ndahet me 1,2,3,4, deri në 20. Ashtu herësit e fituar zgjedhorë renditen sipas madhësisë, ndërsa më të mëdhenjtë njëzet janë vendet që i fituan listat. Secila listë me kandidatë fiton vende të deputetëve sa ka herës më të mëdhenj në ato njëzet. Nëse gjatë shpërndarjes së vendit të fundit, te njëzetë paraqiten dy herës identik, ai vend i deputetit përcaktohet me short.

Shembull për shpërndarjen e vendeve të deputetëve në njërën nga gjashtë njësitë zgjedhore:

Nëse në zgjedhje marrin pjesë tre parti me lista të tyre, A,B, dhe C dhe kanë fituar, lista A 120.000, lista B 80.000 dhe lista C 60.000, numri i votave të secilës parti ndahet me një, dy, tre, … deri në 20. Sipas Formulës së Dontes, nga partia me listën A në Kuvend do të hynin nëntë kandidatët e parë nga lista, nga lista B do të hynin 6 deputetë, ndërsa nga lista C, deputetë do të jenë pesë të parët nga lista.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *