Home / Lajme / Maqedoni / Diaspora: Si na eliminuan votuesit në SHBA dhe Kanada

Diaspora: Si na eliminuan votuesit në SHBA dhe Kanada

3 qershor-Shtabi Zgjedhor dhe Komuniteti Shqiptaro-Amerikan dhe Kanadez vlerësojnë se në këtë mënyrë, institucionet e Shkupit kanë shkelur rëndë parimet e demokracisë moderne, dinjitetin e kandidatit shqiptar, dinjitetin e dy komuniteteve në SHBA dhe Kanada. Andaj apelohet që të bëhet një kërkesë zyrtare drejtuar PPD-së për mospranimin e zgjedhjeve në njësinë e tetë zgjedhore.

Diaspora shqiptare në SHBA dhe Kanada do të bojkotojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe se ajo ka akuzuar institucionet e Maqedonisë për manipulime.

Kryesia e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan dhe Komunitetit Shqiptaro-Kanadez në mbledhjen e së martës vendosën që të bojkotohen këto zgjedhje, pas shqyrtimit të listave përfundimtare zgjedhore për votime në diasporë dhe pas konsultimeve me këshilltarë politik në institucionet amerikane dhe kanadeze.

“Vendimi ka qenë unanim dhe se kandidati për diasporë Tefik Abdullai është tërhequr nga gara dhe do të bojkotohet procesi zgjedhor i votimit, për shkak të manipulimeve institucionale shtetërore të koalicionit qeveritar, lidhur me lista zgjedhore në këto kontinente të rëndësishme për çështjen shqiptare. Qeveria e Maqedonisë duhet ditur rolin aktiv dhe politik të kësaj diaspore shqiptare nëpërmjet skenarëve perfide të manipulimit diskualifikoi vetëm elektoratin shqiptar, duke eliminuar më shumë se 50 për qind vetëm të votuesve shqiptarë të paraqitur në mënyrë zyrtare për të shfrytëzuar të drejtën e votimit”, theksohet në reagimin e dy komuniteteve.

Skema e eliminimit të votuesve:

Toronto : të paraqitur për votim 120; të eliminuar 34

Çikago : të paraqitur për votim 310; të eliminuar 100

Kenetikat : të paraqitur për votim 205 të eliminuar 190

Gjithsejt të paraqitur për votim 635, prej tyre të eliminuar 324 votues.

Diaspora shqiptare në SHBA dhe Kanada informon se do të njoh institucionet e Maqedonisë, KSHZ, OSBE, Avokatin e Popullit, Ambasadën amerikane në Shkup, kongresistin Eliot Engel dhe senatorin Mark Kirk, zyrtarë të politikës amerikane në Kongresin dhe Senatin Amerikan, Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit lidhur me cenimin e të drejtës elementare të njeriut në baza nacionale për të shfrytëzuar të drejtën e votës së lirë në një vend multietnik.

Shtabi Zgjedhor dhe Komuniteti Shqiptaro-Amerikan dhe Kanadez vlerësojnë se në këtë mënyrë, institucionet e Shkupit kanë shkelur rëndë parimet e demokracisë moderne, dinjitetin e kandidatit shqiptar, dinjitetin e dy komuniteteve në SHBA dhe Kanada. Andaj apelohet që të bëhet një kërkesë zyrtare drejtuar PPD-së për mospranimin e zgjedhjeve në njësinë e tetë zgjedhore.

Gjithashtu dy komunitetet bëjn të ditur se kandidati i kombësisë maqedonase që do të zgjidhet në këto zgjedhe nga diaspora në SHBA dhe Kanada do të jetë jolegjitim për komunitetin shqiptaro-amerikan dhe atë kanadez në Parlamentin e ardhshëm të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *