Home / Lajme / Maqedoni / Dita e zgjedhjeve, ditë referendumi

Dita e zgjedhjeve, ditë referendumi

2 qershor-“Bashkimi Demokratik për Integrim gjatë këtyre viteve ka lënë gjurmë. Do pyesin gjeneratat se kur erdhi ‘Skënderbeu’ në Shkup, do të pyesin se kur u ndërtua muzeu i lirisë, do të pyesin gjeneratat e reja se kush e ndryshoi kushtetutën e Maqedonisë. Ne akoma duam të lëmë gjurmë në vendin tonë, sepse vlerat këtu duhet t’i ndërtojmë, këtë e kemi amanet nga paraardhësit tanë”, tha kreu i BDI-së. Ai më tej shtoi se Maqedonia domosdo duhet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe se vendi nuk ka rrugë tjetër përveç integrimit në strukturat euroatlantike.

Bashkimi Demokratik për Integrim tubimin e radhës e mbajti sonte në Gostivar, ku i prezantoi edhe kandidatët për deputetë të Njësisë së gjashtë zgjedhore. Gjatë kësaj lideri i partisë, Ali Ahmeti, ka kërkuar votat e shqiptarëve, siç tha, për të vazhduar rrugën e avancimit që ka filluar BDI. Ai potencoi se dita e 5 qershorit duhet të jetë ditë referendumi, ku shqiptarët do ta legjitimojnë politikën e BDI-së.

“Bashkimi Demokratik për Integrim gjatë këtyre viteve ka lënë gjurmë. Do pyesin gjeneratat se kur erdhi ‘Skënderbeu’ në Shkup, do të pyesin se kur u ndërtua muzeu i lirisë, do të pyesin gjeneratat e reja se kush e ndryshoi kushtetutën e Maqedonisë. Ne akoma duam të lëmë gjurmë në vendin tonë, sepse vlerat këtu duhet t’i ndërtojmë, këtë e kemi amanet nga paraardhësit tanë”, tha kreu i BDI-së. Ai më tej shtoi se Maqedonia domosdo duhet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe se vendi nuk ka rrugë tjetër përveç integrimit në strukturat euroatlantike.

Para gostivarasve foli edhe kryetari i shtabit zgjedhorë komunal, Nevzat Bejta, i cili tha se në Gostivar vijnë parti të ndryshme të cilat 20 vite të demokracisë nuk kanë bërë asgjë për qytetarët e këtij vendi dhe asgjë për shqiptarët. “Le të vijë dhe të tregojë se çfarë kanë bërë për banorët e tyre. Ne dallohemi sepse BDI-ja ka dalë nga populli, BDI-ja ka dalë nga UÇK, ushtri kjo e cila i mbrojti familjet dhe pronat tuaja gjatë konfliktit të vitit 2001”, tha Bejta, duke shtuar se kjo parti në krye me Ali Ahmetin duhet të realizojë amanetin e dëshmorëve. Përpara banorëve të Gostivarit foli edhe kandidati tjetër për deputetë, Nexhati Jakupi, i cili tha se pjesëmarrja e simpatizantëve në tubim dëshmon se Gostivari mbetet bastion i BDI-së. Kandidati për deputetë Talat Xhaferi në fjalimin e tij kryesisht u përqendrua në implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe dobitë që kjo marrëveshje ua solli shqiptarëve. Banorëve të Gostivarit iu drejtua edhe nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi si dhe kandidati për deputetët në Njësinë e gjashtë zgjedhore Adnan Jashari.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *