Home / Lajme / Maqedoni / Dritat e lëshuara gjatë ditës u kushtojnë vozitësve të Maqedonisë 5 milionë euro në vit

Dritat e lëshuara gjatë ditës u kushtojnë vozitësve të Maqedonisë 5 milionë euro në vit

30 qershor-
“Në vitin 2007 pati 173 të vdekur, në vitin 2008 162, në vitin 2009 160, ndërsa vitin e kaluar 162. Nuk mund të konfirmojmë se kjo amplitudë e butë e uljes i referohet përdorimit të dritave. Për fatkeqësitë në komunikacion ka shumë faktorë”, thotë Kuzman Damçevski, këshilltar i lartë policor për komunikacion pranë Byrosë për siguri publike.

Konsumi i rritur i derivatit për shkak të përdorimit të dritave të kyçura gjatë ditës, i kushton qytetarëve të Maqedonisë pesë milionë euro në vit.

Llogaritjet e ekspertëve të prezantuara sot në Odën ekonomike të Maqedonisë, tregojnë se vozitësit vetëm për dritat, gjatë vitit duhet të ndajnë gjithsejt 600.000 euro, sepse nëse vazhdimisht janë në lëvizje, do të shpenzonin rreth 210.000 drita.

Përveç aspektit negativ ekonomik, obligimi për vozitje me drita të kyçura, reflektohet keq edhe ndaj mjedisit jetësor, përmes emetimit të shtuar të gazrave helmues. Pësojnë akumulatorët dhe pajisja tjetër elektrike. Më pas, efekti në komunikacion është pothuajse minimal, nuk ka ulje evidentet të fatkeqësive.

Nga këto arsye, shumë pjesëmarrës në komunikacion, taskistë, qytetarë, subjekte juridike, vozitës të automjeteve të trafikut urban, kërkojnë që të rishqyrtohet obligimi ligjor dhe eventualisht të shkurtohet periudha e përdorimit të dritave të ditës sipas shembullit të vendeve evropiane.

“Xheneral motors” vlerëson se konsumi i derivateve është 1,5 për qind më i madh nëse vozitet me drita të kyçura, Suedia 0,9, Holanda 0,5 deri 1,5, ndërsa Maqedonia 1,3 për qind.

Prej vitit 2007 deri në vitin 2010, prej se në vend është në fuqi obligimi ligjor për vozitje me drita të kyçura gjatë ditës, siguria në komunikacion minimalisht është përmirësuar dhe në përgjithësi nuk mund të thuhet se është rezultat i përdorimit të ndriçimit ditor.

“Në vitin 2007 pati 173 të vdekur, në vitin 2008 162, në vitin 2009 160, ndërsa vitin e kaluar 162. Nuk mund të konfirmojmë se kjo amplitudë e butë e uljes i referohet përdorimit të dritave. Për fatkeqësitë në komunikacion ka shumë faktorë”, thotë Kuzman Damçevski, këshilltar i lartë policor për komunikacion pranë Byrosë për siguri publike.

Sipas tij, tek ne shpesh përzihen termet drita të ditë dhe të mesme. Direktiva e BE-së nuk obligon përdorim të vazhdueshëm të dritave të mesme, ndërsa ato të ditës janë koncept i ri, prej vitit 2010/2011, shumë mëm funksionale dhe më të shtrenjta. E tërë pajisja kushton rreth 3.500 euro dhe në mënyrë ekstreme i kursen dritat që përdoren për ndriçim të natës

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *