Home / Lajme / Maqedoni / Dy turne për dhënien e dokumenteve

Dy turne për dhënien e dokumenteve

18 qershor-“Duk marrë parasysh se na ardhjen e kurbetçinjve në vendlindje dhe nevojat e tyre nga ripërtëritja dhe nxjerrja e dokumenteve personale, në SPB Tetovë po përgatitet një plan me të cilin nga muaji i ardhshëm, do të vendoset turn i dytë, me çka më shpejtë do të shërbehen qytetarët”, thotë Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Për t’u shmangur kaosit dhe radhëve të gjata të pritjes, SPB e Tetovës planifikon vendosje të edhe një turnit, në të cilin do të jepen dokumentet personale.
“Duk marrë parasysh se na ardhjen e kurbetçinjve në vendlindje dhe nevojat e tyre nga ripërtëritja dhe nxjerrja e dokumenteve personale, në SPB Tetovë po përgatitet një plan me të cilin nga muaji i ardhshëm, do të vendoset turn i dytë, me çka më shpejtë do të shërbehen qytetarët”, thotë Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.
Në pesë muajt e gjysmë të kaluar, shërbimi administrativ-ligjor i SPB Tetovë ka dhënë 18.589 pasaporta dhe 15.213 letërnjoftime. Pothuajse dy të tretat, ose 11.232 pasaporta janë dhënë në Tetovë, ndërsa 7.357 në Gostivar.
Banorëve të komunave të Tetovës nga fillimi i vitit u janë dhënë gjithsej 9.237 letërnjoftime, ndërsa në Gostivar 5.976. Në krahasim me vitin e kaluar ky numër pothuajse është në të njëjtin nivel.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *