Home / Lajme / Botë / E detyrojnë të ecë nudo në mes të fshatit

E detyrojnë të ecë nudo në mes të fshatit

21 qershor-“Pas një kohë të gjatë më lanë. Ika me shpejtësi në shtëpi që të hidhja ndonjë rrobë në trup. Bashkë me djalin tim shpërthyem në lot. U zhdukëm në pyll jashtë fshatit dhe fjetëm aty. Nuk kishim para ndaj iu lutëm të nesërmen një shoferi që të na largonte,” thotë ajo mes lotëve.

Më herët në fillim të këtij muaji në Pakistan u arrestuan disa persona pasi kishin detyruar një grua në moshë të mesme që të bënte paradë nudo në fshat për shkak se djali i saj akuzohej se kishte një aferë me gruan e njërit nga personat e arrestuar. BBC intervistoi gruan në fjalë.

“Atë ditë nuk ia kisha idenë se diçka nuk po shkonte mirë,” thotë Shahnaz Bibi.

Ajo jetonte në një fshat në veri të Pakistanit. Burri i saj ishte në qytetin e Lahores ku punonte si shofer.

“Papritur dëgjova disa njerëz që përplasën derën e përparme duke ulëritur,” thotë ajo. “Pyetën djalin tim 11 vjeçar se ku isha dhe ai sigurisht që u tregoi”.

Katër burra, të armatosur me pushkë e pistoleta, hynë në dhomën e saj. E dinte që ata ishin anëtarë të së njëjtës familje dhe fqinjët e saj.

“Përpara se të merrja vesh ç’po ndodhte, më lidhën dhe më nxorën në rrugë,” thotë ajo. “Më grisën të gjitha rrobat dhe më detyruan të bëja paradë. Qaja dhe u lutesha, por nuk më dëgjonin, thjesht më godisnin”.

Burra, gra e fëmijë nga fshati u mblodhën, por asnjëri nuk e ndihmoi atë. “Një nga burrat u drejtoi armën e u tha të mos afroheshin,” kujton Bibi.

“Në mes të këtij abuzimi, njëri prej tyre më thotë se djali im kishte një aferë me vajzën e familjes së tyre. Nuk dija asnjë gjë”.

“Pas një kohë të gjatë më lanë. Ika me shpejtësi në shtëpi që të hidhja ndonjë rrobë në trup. Bashkë me djalin tim shpërthyem në lot. U zhdukëm në pyll jashtë fshatit dhe fjetëm aty. Nuk kishim para ndaj iu lutëm të nesërmen një shoferi që të na largonte,” thotë ajo mes lotëve.

Shahnaz thotë se nuk do kthehet më kurrë në fshat. Të gjithë e panë atë të zhveshur. “E dini, askush nuk e raportoi incidentin”. (tema)

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *