Home / Lajme / Maqedoni / Edhe katër shtëpi për skamnorët

Edhe katër shtëpi për skamnorët

23 qershor-Bashkëmërgimtarët nga Norvegjia, kanë rënë në kontakt me këtë shoqatë dhe pasi që të dy subjektet e kanë të njëjtin qëllim, ndihmesën e skamnorëve, atëherë pritet që shtëpitë të fillojnë të ndërtohen së shpejti. “Mëshira” për këtë vit ka paraparë edhe rritjen e fondit për ndihma në ushqim e veshmbathje për skamnorët, edhe atë nga 30 në 60 familje, shprehet më tej Haki Lushtaku.

Pas realizimit të projektit për ndërtimin e shtëpisë në Tetovë, SHoqata Humanitare, “Mëshira”, vazhdon aktivitetin e saj në ndërtimin e katër shtëpive të tjera për familjet skamnore dhe invalidëve të luftës.Projekti i fundit i ndërtimit të shtëpisë është ai në fshatin Pirok, në të cilin është duke iu ndihmuar me ndërtim të shtëpisë bashkë me banorët e fshatit, familjes shtatë anëtarëshe, ndërsa projektet tjera janë, ndërtimi i shtëpisë në fshatin Reçan të Gostivarit për familjen shtatë anëtarëshe Xhelili në Kollare dhe Garanë të Kërcovës. Të gjitha projektet Mëshira i ka realizuar me sukses të plotë edhe atë duke iu falenderuar vullnetit të mirë të aktivistëve të saj dhe ndërmarrjeve të shqiptarëve nëpër rajonet ku ndërtohet, shprehet manaxheri i shoqatës Haki Lushtaku.Ai më tej thotë se këtë vit , kjo shoqatë pret të realizojë suksesin më të madh të saj. Fjala është për fillimin edhe të dy projekteve tjera, gjegjësisht ndërtimit të shtëpive, në bashkëpunim me disa bashkëatdhetarë tanë që jetojnë dhe veprojnë në Norvegji. Takimi me ta pritet të realizohet ditën e sotme, ku në bashkëveprim me , shoqatën “Mëshira” , do të locojnë dy familje skamnore të cilave do iu ndërtohet nga një shtëpi modeste. Bashkëmërgimtarët nga Norvegjia, kanë rënë në kontakt me këtë shoqatë dhe pasi që të dy subjektet e kanë të njëjtin qëllim, ndihmesën e skamnorëve, atëherë pritet që shtëpitë të fillojnë të ndërtohen së shpejti. “Mëshira” për këtë vit ka paraparë edhe rritjen e fondit për ndihma në ushqim e veshmbathje për skamnorët, edhe atë nga 30 në 60 familje, shprehet më tej Haki Lushtaku, transmeton Televizioni Koha

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *