Home / Lajme / Maqedoni / Emri, jo parakusht për negociatat

Emri, jo parakusht për negociatat

20 qershor-Dy presidentët kanë biseduar edhe për marrëdhëniet bilaterale, për bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor. Fisher shfaqi shpresë se di të përforcohen relacionet ekonomike dhe e përshëndeti zgjidhjen e problemit me EVN Maqedoni. Ivanov tha se Austria është e inkuadruar në shumë segmente të shoqërisë së Maqedonisë dhe përputhet se strategjinë Tre E – Evropë, Ekonomi dhe Energji.
“Në të gjitha tri sferat, Austria është e pranishme. Ndihmon në euro-integrimin e Maqedonisë, në zhvillimin e ekonomisë së saj, ndërsa është e inkuadruar edhe në sektorin energjetik”, theksoi Ivanov.

Austria konsideron se zgjidhja e çështjes së emrit nuk duhet të jetë parakusht për përcaktimin e datës dhe për fillim të negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Kështu ka theksuar presidenti austriak, Hajnc Fisher, pas takimit të së hënës në Vjenë me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov.
“Greqia sinjalizon se kusht është zgjidhja e emrit. Por, konsiderojmë se për përcaktimin e datës dhe fillimin e negociatave nuk duhet të pritet zgjidhja. Problemi mund të zgjidhet edhe në fund të negociatave. Ato duhet të fillojnë dhe paralelisht të rrjedhin të dy proceset. Kështu do të jepet nxitje”, deklaroi Fisher në konferencën e përbashkët për shtyp me Ivanovin.
Sipas tij, kriza aktuale ekonomike në Greqi nuk duhet të ndikojë në zgjidhjen e emrit, për shkak se të dy çështjet nuk janë të lidhura.
Ivanov, siç theksoi Fisher, e ka informuar edhe për disa aspekte historike të kontestit për emrin, me ç’rast, siç shtoi disa gjëra i ka më të qarta. “Problemi është i vështirë, por nuk është pa zgjidhje”, vlerësoi presidenti austriak.
Ivanov u dakordua se emri nuk duhet të jetë parakusht për inkuadrimin në BE dhe se integrimi i Maqedonisë dhe zgjidhja e çështjes për emrin mund të zhvillohen paralelisht. Si shembull pozitiv e theksoi zgjidhjen e problemit midis Kroacisë dhe Sllovenisë, që ia hapi rrugën Zagrebit drejt Brukselit.
“Greqia është në krizë dhe për momentin nuk ka motiv që ta zgjidhë problemin. Greqia nuk humb asgjë nëse caktohet datë dhe negociatat të fillojnë. Deri në përfundimin e tyre problemi mund të zgjidhet. Maqedonia i përmbushi kriteret e Kopenhagës dhe pret të vazhdojë më tej, ndërsa përcaktimi i datës do të jetë motiv plotësues që të vihet deri në zgjidhje”, tha Ivanov.
Maqedonia, thotë, i përmbushi obligimet dhe tani mbetet që Këshilli i BE-së në takimin e ardhshëm ta vendos në rend dite dhe të miratojë vendim për fillim të negociatave.
Dy presidentët kanë biseduar edhe për marrëdhëniet bilaterale, për bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor. Fisher shfaqi shpresë se di të përforcohen relacionet ekonomike dhe e përshëndeti zgjidhjen e problemit me EVN Maqedoni. Ivanov tha se Austria është e inkuadruar në shumë segmente të shoqërisë së Maqedonisë dhe përputhet se strategjinë Tre E – Evropë, Ekonomi dhe Energji.
“Në të gjitha tri sferat, Austria është e pranishme. Ndihmon në euro-integrimin e Maqedonisë, në zhvillimin e ekonomisë së saj, ndërsa është e inkuadruar edhe në sektorin energjetik”, theksoi Ivanov.
Presidenti i Republikës së Maqedonisë pasdite do të takohet edhe me kancelarin austriak Verner Fejman, ndërsa qëndrimin dyditor në Vjenë do ta rrumbullakojë me takime me përfaqësues të Odës Ekonomike të Austrisë.
Nga Vjena, Ivanov udhëton për në Jerusalem, ku të martën dhe të mërkurën do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Ballafaqimi me të nesërmen 2011” që e organizon presidenti izraelit, Shimon Perez.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *