Home / Lajme / Maqedoni / Emri, reformat dhe Marrëveshja e Ohrit janë detyrat e Qeverisë së re

Emri, reformat dhe Marrëveshja e Ohrit janë detyrat e Qeverisë së re

7 qershor-Lidhur me Marrëveshjen e Ohrit dhe shënimin e dhjet vjetorit të saj, Kantrimen deklaroi se duhet zbatimi serioz dhe i vendosur i përcaktimeve dhe detyrimeve që dalin nga kjo marrëveshje, me qëllim që siç tha ai të krijohet një ndjenjë që të gjithë qytetarët e Maqedonisë të ndjehen pjesë e këtij vendi, pavarësisht përkatësisë etnike.

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropë dhe Euroazi, Tomas Kantrimen ka deklaruar se detyrat kryesore që janë para Qeverisë së ardhshme në Maqedoni janë mbyllja e kontestit të emrit, reformat për anëtarësim në BE si dhe zbatimi i mëtejm i Marrëveshjes së Ohrit.

Zyrtari i lartë amerikan shtoi se prioritet i Qeverisë së ardhshme duhet të jetë ballafaqimi me këto çështje, kështu që siç tha ai zgjedhjet e ardhshme mund të jenë edhe më të mira.

“Besoj absolutisht se kjo është koha e duhur, dhe se menjëherë pas formimit të Qeverisë së re, të rrumbullakësohet diskutimi me Greqinë për emrin. Me padurim presim që kjo të zgjidhet, me qëllim që Maqedonia të vazhdoj rrugën drejt NATO-s dhe BE-së. Qeveria duhet të përkushtohet edhe rreth punëve për sundimin e së drejtës, gjyqësorit të pavarur dhe lirisë së mediave.Këto janë çështje kyçe në rast se Maqedonia dëshiron të plotësojë standardet e BE-së”, deklaroi Kantrimen.

Lidhur me Marrëveshjen e Ohrit dhe shënimin e dhjet vjetorit të saj, Kantrimen deklaroi se duhet zbatimi serioz dhe i vendosur i përcaktimeve dhe detyrimeve që dalin nga kjo marrëveshje, me qëllim që siç tha ai të krijohet një ndjenjë që të gjithë qytetarët e Maqedonisë të ndjehen pjesë e këtij vendi, pavarësisht përkatësisë etnike.

Sipas tij, cilësia e këtyre zgjedhjeve ka qenë e paparë, ndërsa ishin gjithashtu edhe kompetitive, transparente, mirë të organizuara, ku qytetarët kanë dalur në numër të madh dhe janë sjellë me mirëkuptim dhe dinjitet. Por, Kantrimen shtoi se OSBE/ODIHR ka identifikuar disa probleme të caktuara.

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Tomas Kantrimen theksoi se mbetet si prioritet edhe më tej përcaktimi i SHBA-ve për integrimin e plotë të rajonit në BE dhe NATO.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *