Home / Sport / Emrullahu largohet nga Renova!

Emrullahu largohet nga Renova!

Emrullahu verën e kaluar i’u bashkua Renovës pas largimit nga Shkëndija, mirëpo gjatë qëndrimit të tij te ‘gjipspunuesit’ nuk gjeti shumë hapsira, si rezultat i së cilës vjen ndarja me ish-kampionët e vendit.

Sulmuesi tetovar Burhan Emrullahu është larguar nga skuadra e Renovës. Lajmin për televisionin Alsat-M e konfirmoi vetë futbollisti, i cili theksoi se nuk ka gjetur gjuhë të përbashkët me drejtuesit e klubit, duke vendosur të ndahen në mënyrë miqësore. Emrullahu falemenderoi të gjithë në skuadrën e Renovës për bashkëpunimin një vjeçar, ndërsa tani më ish-ekipit të tij i dëshiroi suksese në të ardhmen. Tani ai mbetet futbollist i lirë dhe në ditët në vijim do të vendosë për të destinacionin e ardhshëm. Emrullahu verën e kaluar i’u bashkua Renovës pas largimit nga Shkëndija, mirëpo gjatë qëndrimit të tij te ‘gjipspunuesit’ nuk gjeti shumë hapsira. Në 22 takime të zhvilluara ai shënoi 4 gola, ndërsa pakënaqësi bënte fakti që shumicën e ndeshjeve qëndronte në pankinë. Emrullahu është futbollisti i 7-të që largohet nga Renova këtë verë, pasi paraprakisht kryesia nuk vazhdoi bashkëpunimin me Aliun, Ademin, Mushicën, Isenin, Ignjatovskin dhe Stepanovskin.

Alsat-M.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *