Home / Lajme / Maqedoni / Falsifikuan kartonët e kaltër, paditen 10 persona

Falsifikuan kartonët e kaltër, paditen 10 persona

16 qershor-Gjatë kontrollit të kartonëve të kaltër, është konstatuar se të njëjtit në mënyrë vizuale nuk janë kompatibile me ato që i jep FSSHM dhe personat nuk kanë paguar sigurim shëndetësor për periudhën kur janë mjekuar, që nënkupton se shërbimin shëndetësor duhet të paguajnë privatisht.

Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë (FSSHM), deri te Prokuroria themelore publike-Shkup, ka ngritur aktpadi kundër 10 personave për vepër penale “falsifikim të dokumenteve”. Fondi, thuhet në kumtesën që ky institucion liferoi të enjten, këto 10 dëshmi të falsifikuara për pagesën e sigurimit shëndetësor (kartonë të kaltër) i ka zbuluar gjatë kontrollit të llogarive për shërbimet e kryera shëndetësore në Shërbimin rajonal të Shkupit.
Gjatë kontrollit të kartonëve të kaltër, është konstatuar se të njëjtit në mënyrë vizuale nuk janë kompatibile me ato që i jep FSSHM dhe personat nuk kanë paguar sigurim shëndetësor për periudhën kur janë mjekuar, që nënkupton se shërbimin shëndetësor duhet të paguajnë privatisht. “Kurioziteti më i madh është se janë falsifikuar dokumente për kontrolle specialiste prej 400 denarë, por ka edhe shërbime shëndetësore prej 301.500 denarë”, thonë nga FSSHM.
Ndryshe, falsifikuesit e kartonëve të kaltër mund të dënohen me nga tre vite burg.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *