Home / Lajme / Maqedoni / Ferid Murad, viziton spitalin e Gostivarit

Ferid Murad, viziton spitalin e Gostivarit

12 qershor-“Jam krenar që sot kemi nderin ta presim profesorin e madh, por jam i lumtur që kjo ndodh në spitalin që me mburrje mban emrin Ferid Murati. Të jesh nobelist është një arritje që s’ka krahasim me asgjë tjetër, por gjithashtu do me thënë nderim edhe për shtetin e që për ne është një nder i madh”, tha Bujar Osmani/ministër i Shëndetësisë.

Spitali i përgjithshëm në Gostivar në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë sot organizuan një pritje solemne për nobelistin Ferid Murad, i cili është me prejardhje nga Llakavica e Gostivarit. Ndryshe muaj më parë, Ministria e Shëndetësisë me vendim të qeverisë ka emëruar spitalin e Gostivarit, pikërisht me emrin e nobelistit Ferid Murati. Ai tha se ky ishte një nder i madh për të, ndërsa Ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani shpreson që mjekët e spitalit të Gostivarit të bëjnë arritjet e nivelit të nobelistit Murati.
“Jam krenar që sot kemi nderin ta presim profesorin e madh, por jam i lumtur që kjo ndodh në spitalin që me mburrje mban emrin Ferid Murati. Të jesh nobelist është një arritje që s’ka krahasim me asgjë tjetër, por gjithashtu do me thënë nderim edhe për shtetin e që për ne është një nder i madh”, tha Bujar Osmani/ministër i Shëndetësisë.
“Jam shumë krenar të shoh emrin tim në këtë spital sidomos që spitali ndodhet shumë afër vendbanimit të atit tim. Familja ime gruaja dhe fëmijët si dhe familja më e gjerë, janë po ashtu shumë krenar për këtë. Ju uroj Gostivarasve shëndet dhe kurë të mos kenë nevojë të vijnë këtu”, u shpreh Ferid Murad, nobelist.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *